"Ende është në fuqi rekomandimi për mosorganizim të ekskursioneve shkollore dhe ajo masë do të mbetet derisa ekziston rreziku. Ministri po i ndërmerrr vetëm ato masa të cilat i rekomandon Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i formuar për ndjekjen e gjendjes", theksoi ministri Todorov.
Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, i cili sot po qëndron për vizitë pune në Ohër, theksoi se tani për tani nuk parashihet mbyllja e disa shkollave për shkak të përhapjes së gripit A (H1N1).
"Ende është në fuqi rekomandimi për mosorganizim të ekskursioneve shkollore dhe ajo masë do të mbetet derisa ekziston rreziku. Ministri po i ndërmerrr vetëm ato masa të cilat i rekomandon Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i formuar për ndjekjen e gjendjes", theksoi ministri Todorov.
Ai shtoi se personalisht është optimist se infektimi do të ndalojë së përhapuri, por theksoi se MInistria do t'i ndërmarrë të gjitha masat, në pajtim me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim që të pengohet përhapja plotësuese e sëmundjes.
"Vendimin për mbylljen e mundshme të shkollave për mësim e bart Ministria e Arsimit, me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkaq me kërkesë të komunave në kompetencë të së cilave janë shkollat", sqaroi ministri i Arsimit.