E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me asfaltimin e kësaj rruge banorëve të këtyre vendbanimeve iu shkurtohet rruga për disa kilometra, pasiqë banorët e Kopanicës për të aritur deri tek vendbanimi Rashçe dhe anasjelltas kanë qenë të detyruar të udhëtojnë mbi dhjetë kilometra
Pėrurohet rruga Rashēe -Kopanicė








Në mënyrë solemne Kryetari i Komunës së Sarajit, z.Blerim Bexheti, ka lëshuar në përdorim asfaltimin e rrugës Kopanicë –Rashçe, në gjatësi prej 1 kilomër .

Me asfaltimin e kësaj rruge banorëve të këtyre vendbanimeve iu shkurtohet rruga për disa kilometra, pasiqë banorët e Kopanicës për të aritur deri tek vendbanimi Rashçe dhe anasjelltas kanë qenë të detyruar të udhëtojnë mbi dhjetë kilometra, ndërsa tani me asfaltimin e kësaj rruge, largësia mes këtyre dy vendbanimeve nuk arinë më shumë se dy kilometra.

“Dëshira e kahëmotshme për komunikim më të lirë mes këtyre vendbanimeve tani po bëhet realitet. Në bazë të programit tonë zgjedhorë vitin e ardhshëm do të bëjmë asfaltimin e rrugës Kopanicë –Bojanë, dhe me këtë do të përmbushim një ndër premtimet tona kryesore parazgjedhore për përmirësimin e infrastrukturës në Komunën e Sarajit.

Kryetari i komunes se Sarajit Blerim Bexheti dhe kryetari i Qytetit te Shkupit Koce Trajanovski


Përveç komunikimit më të lirshëm me asfaltimin e kësaj rruge bëhet një hap shumë i rëndësishëm në lidhjen e rajonit të Pollogut me vendbanimet e Komunës së Sarajit, të cilët tani drejpërdrejtë lidhen me rrugën magjistrale Shkup –Tetovë.

Me asfaltimin e kësaj pjese banorët e Rashçes dhe Kopanicës nuk do të jenë të obliguar që për të aritur tek të afërmit e tyre të udhëtojnë mbi 10 kilometra ”ka thënë, Kryetari, Blerim Bexheti.

Asfaltimi i kësaj rruge është pjesë e aktiviteteve të përbashkëta mes qytetit të Shkupit dhe Komunës së Sarajit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të qytetit. Shuma e përgjithshme e këtij projekti ka kapur vlerën prej 5 milion denarë. Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm edhe Kryetari i Qytetit të Shkupit, z. Koce Trajanovski.
Trajanovski dhe Bexheti në mbushjen me peshq të liqenit të Matkës
Përurim i rrugës së asfaltuar në fshatin Rashçe

Publikuar: 17.11.2009 | 09:52
Lexuar: 1043 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Besi (13/12/2009 06:16:09) Bravo BLERIM BEXHETI urime per punen qe ben ja ke kthy SARAJIT vullnetin per jete,pune.....ju dhe nje grusht te forte banditave qe na uzurpuan,na vodhen e plaqkiten!Ja pra keshtu udhehiqet komuna me pune sikur qe punon BLERIM Bexheti suksese..... ju deshiroj shendet!

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime