E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Janë përfshirë 25 të anketuar në Maqedoni dhe 28 në Turqi, prej të cilëve janë grumbulluar shumë informata për ushqimet, të dhëna se si sot ato përgatiten në krahasim me të kaluarën, materialet të cilat shfrytëzohen në to, emërtimet e tyre, për mënyrat dhe teknikat për servim, për doket...
Kuzhina e pėrbashkėt tradicionale e Turqisė dhe Maqedonisė










Në Shkup mbahet punëtori "Kuzhina e përbashkët - shija e përbashkët" projekt i komisioneve kombëtare të UNESKO-s të Maqedonisë dhe Turqisë për mbrojtjen e ushqimit tradicional që i lidh të dy kulturat dhe bën pjesë në trashëgiminë kulturore jomateriale.

Qëllimi është që të mbrohet vazhdimësia historike e kuzhinës së kulturës së vjetër prej të cilës ende ka të mbetura në Maqedoni dhe Turqi. Projekti është rezultat i hulumtimeve në terren të ushqimit të zbatuar në prill dhe qershor në të dy vendet. Janë përfshirë 25 të anketuar në Maqedoni dhe 28 në Turqi, prej të cilëve janë grumbulluar shumë informata për ushqimet, të dhëna se si sot ato përgatiten në krahasim me të kaluarën, materialet të cilat shfrytëzohen në to, emërtimet e tyre, për mënyrat dhe teknikat për servim, për doket...

Punëtorinë e hapi Lidija Topuzovska, sekretare e përgjithshme e Komisionit kombëtar e UNESKO-s në Maqedoni, e cila e theksoi rëndësisnë e saj sepse ky është projekti i parë i përbashkët i komisioneve kombëtare të UNESKO-s në rajon dedikuar mbrojtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale.

"Trashëgimia kulturore jomateriale paraqet urë për lidhjen e traditës me të sotmen, midis kohës dhe hapësirës, midis gjeneratave, dëshmitar dhe libër për ekzistimin, prejardhjen dhe ardhmërinë tonë", theksoi Topuzovska.

Koordinatori i projektit në Turqi Mehmed Kalpakli, specialist për ushqim tradicional nga Universiteti në Ankara, tha se theksimi i vlerave të përbashkëta të kuzhinës nga e kaluara dhe dialogu midis bashkësive është i harmonizuar me filozofinë e UNESKO-s për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shpirtërore, të cilët i kanoset zhdukje."Qëllimi është që të zhvillohet edge bashkëpunimi bilateral dhe rajonal dhe krijimi i korridorit kulturor", theksoi Kalpakli.

Ambasadori i Turqisë në Maqedoni Asllan Hakan Okçall theksoi se kuzhina e një vendi përveç se i pasqyron mënyrat e popullit të tij për ushqimin, është edhe tregues i rëndësishëm për historinë dhe kuturën e tyre. Ai theksoi se kuzhina turke është midis kuzhinave më të zhvilluara në botë dhe se është prezente më gjërë në rajon për shkak të ndikimeve historike të Mesdheut dhe Ballkanit.

"Ky proces është i njëanshëm. Duke e transmetuar kuzhinën e tyre në këto hapësira, turqët njëkohësisht nga popujt e këtushëm kanë transmetuar edhe diçka në të sajën 'sot flasim për kuzhinë të përbashkët, rezultat i kulturës së përbashkët prej 600 vijetësh, madje hasim nocione të përbashkëta si burek, qebap, dollm, kafe, sherbet, bakllava ose tepsi, kashikë, sofër, filxhan, xhezve, kasap, furraxhi, tatli...", tha Okçall. Ai shtoi se me punëtorinë e sotme e cila i hulumton vlerat e përbashkëta do të fitojë dimension të ri të bashkëpunimit kulturor midis Maqedonisë dhe Turqisë.

Publikuar: 18.11.2009 | 00:02
Lexuar: 1917 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
igballe (15/09/2010 19:01:32) me pelqen shume kuzhina turke

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime