E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Alban Mehmeti tashmë ka filluar karierë solo dhe po i shkon shumë mirë. Edhe pse ka dashur që lidhja e dashurisë të mbetet sekrete, kureshtarët tashmë e kanë bërë publike dhe ai tregon se ndihet shumë mirë. Pas publikimit të lidhjes ai ka realizuar një këngë të re me titull “Ti më çmend”. Në një intervistë të cilën e realizuam, ai tregon më shumë rreth karierës së tij.
Alban Mehmeti:“Edhe pse jam munduar qė lidhja tė mbetet njė gjė imja personale, ka dalė nė shesh dhe natyrisht ndihem mirė”

















BLERAND REXHEPI


Pas ndarjes nga grupi, ke filluar një karierë solo dhe si duket po të shkon shumë mirë. Si mendon ishte më mirë atëherë apo tash?

Nuk mund të them që koha me grupin nuk ka qenë e mirë,përkundrazi kemi kaluar shumë mirë, kemi përjetuar shumë gjëra të mira bashkë. Megjithatë tani që jam solo ndihem edhe më mirë për arsye se tani cdo gjë që bëj ka meritën time si dhe jam zgjëruar në disa fusha muzikore që nuk i bënim më herët.

Flitej që atëherë Albanit nuk i është dhënë hapësirë e mjaftueshme për tu shfaqur, si nëpër intervista, klipe, këngë etj. Është e vërtetë kjo?

Nuk mund të them që nuk më është dhënë pjesë e mjaftueshme, por mund të them që tani vi në shprehje vetëm unë, sepse jam vetëm unë ai ku drejtohet shikimi, kurse atëherë ky shikim ose përqëndrim ndahej në tri pjesë.

Sa këngë ke publikuar tashmë në solo karierë?

Tani si solo këngëtar unë kam dy këngë të publikuara, tashmë të njohura “1.2.3 minuta” dhe “Ti më çmend” që sapo e kam lansuar edhe me klip, si dhe një potpuri që e kam realizuar së bashku me Ryva Kajtazin. Në ndërkohë kam edhe dy këngë tjera të realizuara të cilat pres kohën që ti lansoi.

Ke planifikuar punët rreth ndonjë albumi?

Nuk i kam dhënë shumë rëndësi të realizoi album, por mendoj që rreth verës së ardhshme do ta lansoj një përmbledhje këngësh të mia.

Bashkpunimi me Ryva Kajtazin ishte i suksesshëm, do ketë bashkpunime të ngjajshme edhe në të ardhmen dhe me kë kishe dëshirë të këndoje në duet?

Ka qenë një bashkëpunim i mirë dhe është pritur shumë mirë nga publiku, ndërsa sa për duete tjera do shohim se si rrjedhin gjërat.

Pjesmarës ke qenë edhe nëpër festival, ishe në “Top Fest” festival shumë i mirë për artistët e rinjë. Ke në plan të marësh pjesë në ndonjë festival tjetër së shpejti?

Po, kam qenë pjesmarrës në Top fest, ku mendoj se do të jem i pranishëm edhe vitin që vjen.

Ka ndodhur ndonjëhere të censurohen videoklipet e juaja nëpër televisione?

Prej që jam solo nuk kam has në këtë lloj problemi, por më herët me grupin na ka ndodhë një gjë e tillë.

Kush ju sponzoron në realizimin e albumeve dhe videoklipeve?

Sa për sponsorime shumicën e gjërave i bëj me vetfinancim, kurse për klipet kam miq të mi të cilët më përkrahin dhe për këtë i falënderoj.

Derisa ke mbaruar studimet për gazetari, ke punuar një kohë si punë praktike në televizion, do vazhdoni të mereni me këtë profesion apo akoma ka kohë duke i lënë hapësire karierës muzikore?

Meqenëse kam studiuar këtë drejtim, sigurisht që do ti qëndroj afër. Mirëpo aktualisht jam shumë i zënë me muzikën, gjë që nuk më le kohë të merrem me të dyja.

Jeni bërë imazh i ndonjë subjekti politik gjatë fushatës parazgjedhore. Të kanë bërë ofertë dikush prej tyre?

Imazh jo, por jam pjesëmarrës në fushatën parazgjedhore duke përkrahur kështu një parti politike të Kosovës.

Lidhja juaj e dashurisë deri diku është bërë edhe zyrtare, si ndjehesh tash kur në krah ke një bukuroshe?

Edhe pse jam munduar që kjo të mbetet një gjë imja personale, por prapëse prapë ka dalë në shesh dhe natyrisht ndihem mirë.

Mund të na i përshkruani si jeni njohur në fillim?

Nuk dua të futem në detaje, mjafton ajo që është publikuar deri më tani.

Publikuar: 18.11.2009 | 08:02
Lexuar: 3230 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
adelina bytyqi (21/12/2009 23:31:12) valla alban shum i mir je a a vetem vazhdo shum qift i bukur a e meriton ket vajz se je simpatik shum shum i bukur a ate prsh shum nga a dhuruesja jote adelina byty****therand
blerije (25/12/2009 00:11:33) alban shum mir po dokni eheh brravo:p:p
Valmir (17/01/2010 04:30:50) walla boll zdDrala jeni hauuhauhab :P>
lina (24/01/2010 23:42:07) valla alban shum i mir jeeeeee
alban mehmeti nga sk (24/03/2010 22:24:09) tung alban iee shum i mir eshe emrin e kemi njesoj edhe mbiemrim mos jemi kusheri ehehe hajgare tung je njeshe tung nga alban mehmeti nga skenderaji
fijaa (31/03/2010 20:15:56) uau alban veq vazhdo po na qmend ti neve me kenget tua ke gjetur qelsine te gjitha zemrave te rinis me kenget tua veq vazhdo je yll tung nga fija
d... (22/03/2011 18:56:32) jeni shummm te mir 2 edhe ti alban kendon shummmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm mmmmmm bukur
lejla (30/09/2011 11:13:22) shum qift perfekt ishalla ju shkon jeta gjithmon bashk veq vazhdoni dhe ti alban kendon shum buker je 1sh
lona (19/02/2012 15:17:52) smund ta besojj alban ket gje qe ma beree sa shpejt ndryshove//

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime