E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vëllezërit e njohur Flori dhe Argjend Lloga kanë vendosur të rikhehen sërish në tregun muzikor shqiptar me një klip të ri pas dy vitesh mungesë. Ata do të udhëtojnë në Tiranë për disa ditë që të realizojnë xhirimet e një klipi të ri me muzikë popullore, në bashkëpunim me kompozitorin Gramoz Kozeli.
Flori dhe Argjend Lloga, pas dy vitesh mungesė rikthehen me njė klip tė ri


















Vëllezërit e njohur Flori dhe Argjend Lloga kanë vendosur të rikhehen sërish në tregun muzikor shqiptar me një klip të ri pas dy vitesh mungesë. Ata do të udhëtojnë në Tiranë për disa ditë që të realizojnë xhirimet e një klipi të ri me muzikë popullore, në bashkëpunim me kompozitorin Gramoz Kozeli.

Ky do të jetë edhe një takim i vëllezërve në Tiranë, pasi Flori jeton në Kaliforni (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) ndërsa Argjendi jeton në Maqedoni. Videoklipii ri do të jetë i thjeshtë dhe xhirimet do të realizohen vetëm në një ambient, ndryshe nga klipet e mëparshëm shumë të nxehtë.

Vëllëzërit të cilët gjatë këtyre viteve kanë bërë karrierë më se shumti në Kosovë, kanë vendosur që kësaj here të sjellin një kolazh me këngë popullore të Shqipërisë së Mesme. Ata janë bërë të njohur vitet e fundit në tregun muzikor shqiptar me këngët e tyre sa baladë aq edhe argëtuese verore, ku përveç gjetjes dhe muzikës së veçantë binte në sy luksi në klipet e tyre.

Atmosferë elektrizuese kanë tërhequr edhe femrat sexy si protagoniste në klipet e Flori dhe Argjend Llogës. Edhe pse ata jetojnë larg Tiranës, nuk e mohojnë që suksesin e tyre të vërtetë e njohën këtu. Ata hynë me bujë në tregun shqiptar të muzikës, ndërkohë që kishin realizuar katër albume më parë.

Hitet e tyre ata i kanë realizuar në bashkëpunim me kompozitorin Genti Lako, ku veçohen: “Loti i verbër”, “Vajzat”, “Kalimtari i dashurisë”, “Njëri qesh dhe tjetri qan”.

Publikuar: 18.11.2009 | 08:08
Lexuar: 960 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime