E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani në Tel Aviv, i shoqëruar nga dy drejtorët e Fondit për sigurim shëndetësor Maja Parnaxhieva Zmejkova dhe Janez Jelnikar e vizitoi fondin e shëndetësisë “Makabi”, një nga katër kompanitë izraelite për sigurim shëndetësor, të cilat 40 vjet funksionojnë në Izrael
Pėrvojat e Izraelit nė zbatimin e reformave nė shėndetėsi












Informatizimi i sistemit shëndetësor , është bazë për integrim, për arritje të efikasitetit dhe efektivitetit, e këtë e dëshmon Izraeli ku 15 vjet funksionon sistemi, të cilin në fund e ndjejnë pacientët në aspektin e qasjes më të shpejtë deri te shërbimet shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani në Tel Aviv, i shoqëruar nga dy drejtorët e Fondit për sigurim shëndetësor Maja Parnaxhieva Zmejkova dhe Janez Jelnikar e vizitoi fondin e shëndetësisë “Makabi”, një nga katër kompanitë izraelite për sigurim shëndetësor, të cilat 40 vjet funksionojnë në Izrael, njoftoi raportuesi i MIA-s.

Osmani realizoi takim me drejtorin e Qendrës hulumtuese për politikë shëndetësore, që funksionon në kuadër të fondit, dr.Rashell Kaj.

“U njoftuam me procesin e informatizimit të shëndetësisë në Izrael, që ka filluar edhe në Maqedoni. Për momentin jemi në fazë të lidhjes së të gjitha institucioneve shëndetësore në një rrjet informativ qendror dhe veçmë i prodhojmë edhe kartelat e para shëndetësore, të cilat personalizohen dhe së shpejti do të jenë të qasshme për qytetarët”, deklaroi Osmani.

Informatizimi i sistemit shëndetësor, theksoi ai, është bazë për integrim, për arritje të efikasitetit dhe efektivitetit, e këtë e dëshmon Izraeli ku 15 vjet funksionon sistemi, të cilin në fund e ndjejnë pacientët në aspektin e qasjes më të shpejtë deri te shërbimet shëndetësore, shërbim më cilësor shëndetësor dhe kontroll më të madh të gjendjes së tyre shëndetësore, të cilën mjekët e monitirojnë, e shteti kursen sepse nuk dyfishohen analiza të caktuara dhe hulumtime në sistemin shëndetësor.

“Vizioni ynë për informatizimin e sistemit shëndetësor është i ngjashëm me modelin izraelit dhe ky është proces që nuk do të ndodhë për një ditë. Izraeli këtë e bën 15 vitet e fundit. I lidhim të gjitha institucionet shëndetësore në një rrjet informativ dhe pacienti posa të hyjë në sistem do të dallohet në këtë rrjet informativ, përkatësisht do të ekzistojë recetë elektronike”, shtoi Osmani.

Drejtoresha e FSSHM-së, Parnaxhieva-Zmejkova theksoi se Izraeli ka mënyrë të veçantë për vendosje të të gjitha sistemeve, përfshirë edhe sistemin shëndetësor dhe se gjithë kjo është mbi bazën e orientimit tregtar dhe promovimit të konkurrencës.

“Sistemi shëndetësor mundëson konkurrim mes fondeve nga aspekti i shërbimit sa më cilësor për personat e siguruar, njëkohësisht krijon edhe sistem të konkurrimit mes mjekëve, spitaleve dhe klinikave dhe në atë mënyrë përfitim i vetëm është pacienti i kënaqur”, tha Parnaxhieva Zmejkova.

Të gjitha katër fondet ofrojnë pako të shërbimeve shëndetësore, ndërsa specifike është që secili prej tyre ofron shërbime plotësuese shëndetësore, të cilat dallohen mes vete dhe varësisht prej nevojave, të siguruarit vendosin ku të anëtarësohen.

“Diskutuam nëse do të mundej Maqedonia të lëvizë në atë drejtim. Nevojitet së pari të jepet përgjigje në pyetjen më të rëndësishme sa duhet të ndahet nga buxheti për shëndetësi, përkatësisht për të gjithë të siguruarit, e në këtë rast të gjithë qytetarët e Maqedonisë i fitojnë këto shërbime themelore, të garantuara me ligj. Pastaj është shumë lehtë të realizohet konkurrenca mes fondeve, spitaleve dhe të gjitha llojet e shërbimeve shëndetësore, të cilat duhet të ofrohen për qytetarët”, shtoi Parnaxhieva-Zmejkova.

Buxheti për shëndetësi në Izrael po rritet nga viti në vit dhe arrin 12 miliardë euro. Pakon themelore të shërbimeve shëndetësore çdo vit e zgjerojnë me medikamente dhe teknologji të reja. Në të nuk hyjnë shërbimet stomatologjike, psikiatrike dhe shërbimet e lindjes dhe ndihmat ortopedike. Të gjithë shtetasit e Izraelit janë të siguruar, ndërsa për ata të cilët nuk punojnë, për sigurimin e tyre shëndetësor paguan shteti.

Publikuar: 18.11.2009 | 10:07
Lexuar: 554 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime