E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Klinikën infektive, me formë më të rëndë të pneumonisë është edhe një pacient, një grua e cila ka lindur në vitin 1954 dhe e cila ka dobësi kronike të zemrës.
Gripi i derrave mori viktimėn e parė nė Maqedoni










Tridhjetë e dy vjeçari, i cili pardje është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive me temperaturë të lartë dhe me vështirësi në frymëmarrje është viktima e parë e gripit të ri A (H1N1) në Maqedoni, konfirmoi sonte ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani.

"Me keqarje mund tË konstatoj se vonë pasdite ndërroi jetë pacienti i infektuar nga virusi i ri A (H1N1), i cili ishte i shtruar në Klinikë me shenja të rënda klinike", tha Osmani.

Në Klinikën infektive, me formë më të rëndë të pneumonisë është edhe një pacient, një grua e cila ka lindur në vitin 1954 dhe e cila ka dobësi kronike të zemrës.

Në 24 orët e fundit janë hospitalizuar nëntë persona me simptoma të gripit A (H1N1). Pjesa më e madhe e tyre janë në gjendje stabile dhe trajtohen me terapi të zakonshme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, katër prej pacientëve aktualë kanë dalë nga spitali, ku është konstatuar tërheqja e plotë e simptomave të gripit të ri.

Momentalisht në Klinikë janë mbajtur gjithsej 29 pacientë. Të gjithë marrin terapi adekuate.

Publikuar: 19.11.2009 | 00:28
Lexuar: 470 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime