Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni kanë shënuar përparim nga viti 2001 por akoma ekzistojnë mangësi, kështu ka konstatuar ambasadori i OSBE Herero gjatë debatit të sotëm në komitetin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive.
Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni kanë shënuar përparim nga viti 2001 por akoma ekzistojnë mangësi, kështu ka konstatuar ambasadori i OSBE Herero gjatë debatit të sotëm në komitetin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive.
Sot kemi disa keqkuptime por nuk ka situata ekstreme siç kishte ne vitin 2001 andaj mendoj se mundësia e dhunës në këtë shtet është gjithnjë e më larg. Shpresoj se një ditë nuk do të ketë nevojë për dhunë.
Sipas deputetit të DR-së Dogani ekzistojnë shumë veprime që ushqejnë ndarjen mes popujve si mos pjesëmarrja e kreut shtetëror ne manifestimet kulturore dhe historike te etniteteve tjera, buxheti, reklamimi i projekteve qeveritare vetëm ne gjuhen maqedonase dhe shumë të tjera.
Fatkeqësisht në Maqedoni akoma te popullata shumicë, te etniteti shumicë ekziston një perceptim shumë i gabuar dhe shumë i thjesht se Maqedonia ende shihet, mendohet dhe përjetohet si shtet maqedonas, si shtet i maqedonasve dhe si pronë vetëm e etnitetit maqedonas
Por me vlerësimet e tilla nuk u pajtua shumica parlamentare.
Nuk mund të jem krejtësisht dakord që relacionet ndëretnike në Maqedoni sot janë më keq se dje, pavarësisht incidenteve të izoluara megjithatë Maqedonia në këtë rrafsh ka bërë hapa të mëdha përpara, tha deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi.
Sipas meje është mirë që ka dialog, që bisedohet mes qeverisë, mes gjithë bashkësive etnike dhe ky është hapi i parë i cili shkon në drejtim të zgjidhjes së problemeve eventuale me të cilat mund të ballafaqohen të gjithë gjatë funksionimit të shtetit, theksoi Anita Kiparizovska deputete e VMRO-DPMNE-së.
Kryetari i komitetit, Xhevat Ademi u angazhua që debate të këtij lloji të ketë edhe në të ardhmen.
Gjyltene Rexhallari