E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shikuar nëpërmjet prizmës së gjendjes financiare në amvisëritë, 23 për qind e tyre tani kanë gjendje më të mirë se sa para një viti, 22 për qind më të keqe, ndërsa në të njejtin nivel si edhe para 12 muajve kanë mbetur 55 për qind e amvisërive.
Qytetarėt e Maqedonasė optimistė pėr gjendjen financiare










Tek qytetarët e Maqedonisë po kthehet optimizmi për gjendjen financiare të familjeve të tyre. Ata gjithnjë e më pak janë të shqetësuar për ardhmërinë e tyre ose madje shpresojnë në përmirësim, tregon hulumtimi më i ri barometrit GFK për klimën konsumuese në Maqedoni.

Shikuar nëpërmjet prizmës së gjendjes financiare në amvisëritë, 23 për qind e tyre tani kanë gjendje më të mirë se sa para një viti, 22 për qind më të keqe, ndërsa në të njejtin nivel si edhe para 12 muajve kanë mbetur 55 për qind e amvisërive.

Rezultatet nga hulumtimi tregojnë se 36 për qind e qytetarëve të Maqedonisë shpresojnë në jetë më të mirë në 12 muajt e ardhshëm, ndërsa 18 për qind presin përkeqësim të gjendjes financiare në amvisëritë e tyre.

Krahasuar me disa vende të tranzicionit anëtare të Bashkimit Evropian, tek qytetarët e Maqedonisë ndjehet shqetësim më i vogël për gjendjen e ardhshme financiare. Polakët janë optimistët më të mëdhenj, ndërsa amvisëritë rumune në përmasë të madh vlerësojnë se do t'u përkeqësohet gjendja.

Optimizmi tek qytetarët e Maqedonisë, i cili, sipas GFK-së është meritë edhe e ndikimit të lajmeve pozitive nga vendet e huaja për fund të krizës ekonomike, theksohet edhe në vlerësimin e tyre për lëvizjen e ardhshme të çmimeve. Për dallim prej para gjashtë muajve kur 70 për qind e amvisërive të anketuara kanë pritur rritje të çmimeve, tani për qindja e atyre që mendojnë se çmimet do të rriten në 12 muajt e ardhshëm është 54 për qind.

Hulumtimi tregon se 10 për qind e amvisërive do të heqin dorë nga blerja e të mirave afatgjate sepse nuk arrijnë të durojnë deri në fund të muajit dhe duhet të shpenzojnë nga kursimi ose të huazojnë para. Megjithatë, 45 për qind presin se do të arrijnë edhe diçka të kursejnë.

Grupacioni GFK është një prej nstitucioneve udhëheqëse ndërkombëtare për hulumtim të tregut.

Publikuar: 19.11.2009 | 01:53
Lexuar: 336 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime