E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Favorit për vendin kryetar i BE-së është kryeministri belg Herman Van Rompuj, ndërsa përveç tij kandidatë për këtë funksion janë edhe kryeministri i Luksemburgut Zhan Klod Junker, kryeministri holandez Jan Peter Balkanende dhe ish-kryeministri britanik Toni Bler.
BE-ja zgjedh kryetar dhe shef tė diplomacisė









Në samitin e jashtëzakonshëm sot në Bruksel vendet-anëtare të BE-së do të vendosin se kush do t'i kryejë funksionet e reja të parapara me Marrëveshjen e Lisbonës, kryetar dhe shef të diplomacisë së Unionit.

Favorit për vendin kryetar i BE-së është kryeministri belg Herman Van Rompuj, ndërsa përveç tij kandidatë për këtë funksion janë edhe kryeministri i Luksemburgut Zhan Klod Junker, kryeministri holandez Jan Peter Balkanende dhe ish-kryeministri britanik Toni Bler.

Analistët konsiderojnë se gjasat e Blerit janë të vogla për shkak të mbështjes së fuqishme të dikurshme të politikës së presidentit Xhorxh Bush dhe luftën në Irak, Gjithashtu, edhe për arsye se Britania e Madhe nuk ndodhet në eurozonë, e as në shengen zonën.

Kancelarja gjermane Anglea Merkel dje deklaroi se Gjermania dhe Franca do të propozojnë kandidat të përbashkët për kryetar të Bashkimit Evropian.

Ajo theksoi se të dy vendet do të punojnë në drejtim të arritjes së marrëveshjes së përbashkët, e jo njëra kundër tjetrës.

Kandidatë kryesorë për shef të diplomacisë evropiane janë ministri britanik i Punëve të Jashtme Dejvid Miliband dhe ish-kryeministri italian Masimo D'Alema./mia/

Publikuar: 19.11.2009 | 02:51
Lexuar: 235 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime