Sekretari i komunës së Zhelinsë znjsh.Shefije Saiti realizoi një takim me drejtoreshën e EVN-Tetovë, Nexhdete Vinca në të cilin takim u bisedua për problemet që hasin vet qytetarët e kësaj komune dhe komuna si institucion me këtë kompani.

Znjsh.Shefije Saiti këtë takim e vlerësoi si të rëndësishëm dhe frytdhënës.
Ishte një takim shumë konstruktiv dhe shpresoj se do të jetë frytdhënës në drejtim të zgjedhjes së problemeve të hapura siç janë: përforcimi i rrymës në zonën industriale, vendosjen e trafostacioneve plotësuese për përforcim global të rrjetit elektrik në gjith teritorin e komunës, largimin e shtyllave që jan penges për qytetarët dhe zgjidhjen e problemit të dënimeve që kan marë qytetarët e komunës së Zhelinës për ndriçimin publik. Shpresoj se edhe në të ardhmen do të realizohen takime pune të këtilla për eliminimin e pengesave eventuale u shpreh sekretari i komunës zinjsh. Shefije Saiti.