E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë letër ai konfirmon se ka folur me këtë djalë, i cili ishte talluar nga shokët e tij se pretendonte që e kishte takuar presidentin.
Letra e Linkolnit del nė ankand








Një letër që presidenti amerikan, Abraham Linkoln i ka shkruar një djali të vogël del në shitje për 60 mijë dollarë në Filadelfia.

Në këtë letër ai konfirmon se ka folur me këtë djalë, i cili ishte talluar nga shokët e tij se pretendonte që e kishte takuar presidentin.

Abraham Linkoln përballej me krizën më të madhe në historinë amerikane.

Shtetet e jugut ishin shkëputur nga Unioni dhe lufta civile ishte e pashmangshme.

Por pak pas inagurimit të tij në 1861, ai mundi të gjente kohë për t'i shkruar një letër një djali 8-vjeçar që ishte shumë i stresuar.

George Patten e kishte takuar Linkolnin si kandidat për president një vit më parë, së bashku me babain e tij gazetar.

Por ai përballej me talljet e mosbesimin e shokëve të tij të klasës.

Një mësues i shkruajti Shtëpisë së Bardhë dhe pas kësaj erdhi një përgjigje e shkurtër me katër rradhë ku konfirmohej takimi.

Abraham Linkoln vendosi idealin për presidencën, të cilin e aspironin edhe pasardhësit e tij.

Letra e shkurtër ushqen legjendën e këtij burri dhe xhentilesën e vrazhdë, për të cilën ai ishte i njohur./bbc/

Publikuar: 20.11.2009 | 02:54
Lexuar: 753 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime