Projketi i cili është duke u përgatitur ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkomunal për përforcimin e institucioneve lokale dhe zhvillim institucional në zhvillimin e turizmit rural.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është se si të arrihet deri te sensibilizimi i qytetarëvë të komunës së Zajazit dhe Dërgovës, për zhvillim të turizmit rural
Në lokalet e restorantit Delfini në Zajaz u mbajt një tryezë pune në mes të dy komunave, asaj të Zajazit dhe komunës së Dërgovës, për zhvillimin e turizmit rural. Projketi i cili është duke u përgatitur ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkomunal për përforcimin e institucioneve lokale dhe zhvillim institucional në zhvillimin e turizmit rural. Në këtë takim përveç përfaqësuesve nga të dy komunat, Zajaz dhe Dërgovë merrnin pjesë edhe përfaqësues të ndryshem të bizneseve të vogla, këshilltarë komunal dhe përfaqësues profesionalë të zhvillimit të turizmit lokal.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është se si të arrihet deri te senzibilizimi i qytetarëvë të komunës së Zajazit dhe Dërgovës, për zhvillim të turizmit rural, theksoi ndër të tjëra referuesi i kesaj tryeze pune Goran Mickoski nga Ohri, i cili duke këmbyer pervojat që ka nga ky qytet turistik, ofroi edhe alternativë të ndyshme për zhvillimin e turizmit rural edhe në këto dy komuna.
Koordinatori i projektit për komunën e Zajazit, Sejdin Abazi gjithashtu në debatin e tij potencoi se këto dy komuna lidhen me magjistralen Ohër-Shkup, dhe ky është një prioritet mjaft i madh për zhvillim të turizmit rural, sepse brenda 24 orëve në këtë magjistralë kalojnë mbi 12 mijë automjete, që do të thotë se magjistralja është mjaft e frekuentuar dhe ofron mundësi për zhvillim të turizmit. Komuna e Zajazit gjithashtu është një komunë me bukuri të rralla natyrore që i ka falë natyra por që këto ende janë të paprekura, pasi që kanë munguar ivestimet në infrastrukturë, theksoi ndër të tjera Abazi duke shpresuar se takime dhe projekte të tilla janë të mirëseardhura për sensibilizim të opinionit dhe zhvillim të turizmit.