E enjte, 18.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të drejtat themelore në të cilat bazohet Konventa dhe pa të cilat as të tjerat nuk mund të realizohen, janë e drejta e jetës, qëndresës dhe zhvillimit, e drejta e mosdiskriminimit, respektimit të interesit më të mirë të fëmijës dhe rëndësia e mendimit të fëmijës.
20 nėntori, dita botėrore e fėmijės









Dita botërore e fëmijës shënohet sot në gjithë botën, në 20 vjetorin e nënshkrimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijës.

Konventa për të drejtat e fëmijëve është nënshkruar në vitin 1989, ndërsa pas asaj janë sjellur më shumë deklarata të cilat merren me të drejta konkrete, por edhe përskaj dokumenteve të rëndësishme ndërkombëtare, fëmijët edhe më tej janë viktima të formave të ndryshme të dhunës, përleshjeve të armatosura, tregtisë me njerëz, eksploatimi në forma të ndryshme.

Të drejtat themelore në të cilat bazohet Konventa dhe pa të cilat as të tjerat nuk mund të realizohen, janë e drejta e jetës, qëndresës dhe zhvillimit, e drejta e mosdiskriminimit, respektimit të interesit më të mirë të fëmijës dhe rëndësia e mendimit të fëmijës.

Preambulla e Konventës përkujton në parimet thmelore të Kombeve të Bashkuara dhe dispozitave të caktuara të instrumenteve të caktuara relevante për të drejtat e njeriut dhe vërteton se fëmijëve u nevojitet mbrojtje e veçantë dhe kujdes dhe e thekson rolin primar të familjes.

Kuvendi i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në vitin 1954 e shënoi 20 nëntorin si ditë Universale të fëmijës, gjegjësisht si ditë me aktivitete kushtuar promovimit të idealeve dhe detyrave të secilit prej nesh të sigurojmë miqëenie të fëmijëve gjithkund në botë.

Në vitin 2000 liderët botërorë i sollën qëllimet zhvillimore të shekullit të cilat zgjerohen nga përgjysmimi i varfërisë ekstreme deri tek parandalimi i zgjerimit të HIV virusit dhe sigurimi e arsimit universal fillor, gjithë këtë deri në vitin 2015. Edhe pse këto qëllime kanë të bëjnë me të gjithë qeniet njerëzore, ato para se gjithash kanë të bëjnë me fëmijët.

Republika e Maqedonisë në vitin 1993 e ratifikoi Konventën për të drejtat e fëmijës dhe me këtë obligohet të bëjë përpjekje për zbatim të suksesshëm të obligimeve nga e njëjta.

Gjithashtu Republika e Maqedonisë në vitin 2002 u bë nënshkruese e Konventës për ndalesën dhe për eliminimin e llojeve më të këqija të punës fëmijërore sjellur nga ana e Organizatës ndërkombëtare të punës në të cilën u potencuan llojet më të këqija të punës së fëmijëve dhe obligimet për shtetet nënshkruese që duhet t'i ndërmarrin për parandalimin e keqpërdorimit të punës së fëmijëve.

Publikuar: 20.11.2009 | 20:33
Lexuar: 5323 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
eliza (27/11/2012 12:52:36) urime dita e flamiri te gjithve

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime