E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në prani të një numri të madh të studentëve dhe profesorëve, kryetari i PS-USHT, Shaban Arsllani, uroi redaksinë e revistës për punën e bërë dhe shtoi se kjo revistë në të ardhmen duhet të jetë zëri i fuqishëm i studentëve të USHT-së.
Promovohet numri i parė revistės Studenti pėr kėtė vit akademik











Në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, u promovua numri i parë i revistës studentore Studenti për vitin akademik 2009/2010.

Në prani të një numri të madh të studentëve dhe profesorëve, kryetari i PS-USHT, Shaban Arsllani, uroi redaksinë e revistës për punën e bërë dhe shtoi se kjo revistë në të ardhmen duhet të jetë zëri i fuqishëm i studentëve të USHT-së.

Përgjegjësi i Zyrës për Informim të USHT-së, Selam Sulejmani, në fjalën e tij theksoi e botimi i numrit të ri të revistës ,,Studenti” është një sukses i radhës i punës dhe aktiviteteve të studentëve të USHT-së.

“Tani më, studentët e USHT-së kanë mundësi që në këtë revistë të prezantojnë shkrimet e tyre nga sfera të ndryshme të jetës studentore, opinione, punime me karakter shkencor dhe krijime artistike. Ne jemi të bindur se revista ,,Studenti” do të shërbejë në avancimin profesional të studentëve”, tha përgjegjësi i Zyrës për Informim, Selam Sulejmani, duke shtuar se revistat, librat dhe botime tjerë janë përcjellësit më të denjë të qytetërimit.

“Jeta studentore nuk është thjesht një kohë për të grumbulluar informacion dhe për të përfituar një diplomë. Përtej kësaj, ajo është koha më e volitshme për të bërë zgjedhje, për t’i dëshmuar aftësitë, që më pas do të na drejtojnë në jetë. Duam apo jo, kjo është periudha vendimtare për arritje të atyre vlerave që do të bëhen epiqendra e jetës sonë”, tha Sulejmani.
Miftar Emini-Kryeredaktori i revistës studentore Studenti

Kryeredaktori i revistës së studentëve të USHT-së, Studenti, Miftar Emini, theksoi se revista Studenti, ka për qëllim që të shpreh qëndrimet, pikëpamjet, opinionet dhe vlerësimet rreth ngjarjeve aktuale, çështjeve dhe problemeve të cilat i tangojnë studentët.

“Ne si mjet informimi për t’i shprehur mendimet dhe idetë tona si studentë, kemi për qëllim që mjet përdorimi të jetë pikërisht revista Studenti, pasi në këtë revistë, çdo kush mund të gjejë veten dhe mund të shpreh mendimin e tij, për atë që mendon se duhet të thuhet”, deklaroi kryeredaktori i revistës studentore Studenti, Miftar Emini.

Ai më pas para të pranishmëve prezantoi materialet e këtij numri të revistës, ku bie në spikamë, intervista me rektorin e USHT-së, Doc.dr. Agron Rekën.
Revista studentore Studenti
Revista studentore Studenti

Publikuar: 20.11.2009 | 08:57
Lexuar: 1065 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
luljeta shaqiri (21/11/2009 17:15:29) ju peruroj per kete iniciative qe keni marur ju si grup,mirepo kisha dashur te dij a do te mund qe kjo reviste te lexohet edhe nepermjet internetit.
nora nora (17/02/2010 20:34:07) katastrof jeni kur ishte ylber jahiu gjithcka ishte ndryshe sen i vajni ylberit ne gisht te vogel
linda (26/12/2010 18:48:21) ju peruroj per ket hap qe keni marr nuk me ngelet gje tjter evtem se tju uroj suksese te metutjeshme

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime