E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas ministrit të Mjedisit Jetësor Nexhati Jakupi, në përpunimin e raportit, të cilin e miratoi Qeveria muajin e kaluar, janë marrë parasysh kërkesat dhe kriteret e nevojshme për antarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Plani i dytė kombėtar pėr ndryshime klimatike
Ndryshimet e projektuara të temperaturës dhe rreshjeve të shiut në Maqedoni në bazë të skenareve të ndryshimeve klimatike deri në vitin 2100, të përpunuara në Raportin e dytë për ndryshime klimatike tregojnë se temperatura mesatare mund të rritet deri në 3.8 gradë celsius, ndërsha rreshjet e shiut të bien për 13 për qind. Ndryshimet do të ishin më dramatike në pjesën juglindore dhe qendrore të vendit, ndërsa do të reflektohen zakonisht në uljen e prodhueshmërisë në bujqësi, llojllojshmërinë biologjike dhe ekosistemet natyrore, resurset ujore dhe shëndetin e njeriut.

Këto janë një pjesë e të dhënave të shënuara në Planin e dytë nacional për ndryshime klimatike, të cilin e promovoi sot Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Sipas vlerësimeve në nivel nacional, burimet kryesore të emisioneve të dioksid karbonit janë të sektorit të energjetikës, i cili merr pjesë me rreth 70 për qind në emisionet e përgjithshme.

Raporti nacional për ndryshime klimatike i përmban kapitujt: inventari nacional i gazrave të qelqit, identifikimin e sektorëve më të prekur me propozim-masa për adaptimin e tyre nga ndryshimet klimatike, hulumtimi dhe zhvillimi, arsimimi dhe vetëdija publike dhe transferi i teknologjive.

Sipas ministrit të Mjedisit Jetësor Nexhati Jakupi, në përpunimin e raportit, të cilin e miratoi Qeveria muajin e kaluar, janë marrë parasysh kërkesat dhe kriteret e nevojshme për antarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

"Përpunimi dhe miratimi i Planit kombëtar për ndryshimet klimatike paraqet obligim dhe harmonizim me Ligjin për ambient të jetesës dhe Programit kombëtar për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian", tha Jakupi.

Sipas tij, ndryshimet klimatike janë një nga katër prioritetet më kryesore të BE-së, e cila është udhëheqëse në negociatat ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes politike, zvogëlimin dhe adaptimin nga ndryshimet klimatike.

Koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Maqedoni Marija Luiza Silvas Mehijas, në fjalim theksoi se në botë më shumë se 700 shkencëtarë janë pajtuar se temperaturat rriten dhe se skema e ardhshme zhvillimore është e paqëndrueshme për mbijetesën e qenieve të gjalla në planet. Ajo shtoi se për rajonin Mesdhetar ekspertët parashohin rritje të temperaturave dhe thatësirës, mungesë të ujit dhe ndryshime më të shpesha të kushteve klimatike.

Efektet e gazrave të cilat sot emetohen në atmosferë, paralajmëroi Silva Mehijas, do të mbesin deri në vitin 2108, ndërsa kjo do të ketë pasoja jo vetëm në jetën tonë, por do të ketë efekt edhe në jetën e fëmijëve dhe nipërve tanë.

Përpunimi i planit të dytë nacional për ndryshime klimatike është mbështetur financiarisht nga Fondi global për mjedis jetësor - GEF, ndërsa implementimi dhe udhëheqja teknike është zbatuar nga UNDP-ja.

Publikuar: 04.12.2008 | 03:33
Lexuar: 1023 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime