Universiteti i Evropës Juglindore studentëve iu ofron kushte evropiane të studimit në 38 programet studimore të shpërndara në pesë fakultete. Për punën dhe ndihmën që mori ky universiteti, foli rektori Alajdin Abazi.
Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë shënoi 8-vjetorin e themelimit. Në manifestimin e organizuar mori pjesë themeluesit të këtij Universiteti Maks Vander Shtul, ambasadorë e personalitet tjera nga jeta politike dhe akademike.
Universiteti i Evropës Juglindore studentëve iu ofron kushte evropiane të studimit në 38 programet studimore të shpërndara në pesë fakultete. Për punën dhe ndihmën që mori ky universiteti, foli rektori Alajdin Abazi.
Këtu duhet spikatur përkrahjen e parezervë të BE-së, Bashkimit Evropian dhe SHBA-të, përjetësimin e idesë së bërjes së këtij universiteti bashkëkohorë dhe të hapur për të gjithë të rinjtë që duan të studiojnë.
Gjithashtu, vlen të theksohet se kjo përkrahje e BE-së gjatë gjithë këtyre 8 viteve asnjëherë nuk ka munguar. Këtu vlen të përmendet projekti i USAID-it dhe bursat për fushata të veçanta të dhuruara nga qeveria e Holandës dhe Instituti Shoqëria e Hapur për studentët e ciklit të parë, të dytë dhe tretë, por edhe projekte të tjera që financohen nga shtetet të ndryshme anëtare të BE-së dhe nga SHBA-të, u shpreh rektori Abazi.