Personeli mjekësor i Klinikës, i cili më së shumti është i ekspozuar ndaj kontakteve me persona të infektuar, do të vaksinohet me 5.000 vaksinat e para kundlr gripit të ri nga prodhuesi "Novartis", të cilëat dje arritën në Maqedoni si donacion nga Turqia.
Me vaksinimin e mjekëve dhe të inferimereve në Klinikën infektive në Shkup, sot fillon imunizimi kundër gripit të ri të llojit A (H1N1) në Maqedoni.
Personeli mjekësor i Klinikës, i cili më së shumti është i ekspozuar ndaj kontakteve me persona të infektuar, do të vaksinohet me 5.000 vaksinat e para kundlr gripit të ri nga prodhuesi "Novartis", të cilëat dje arritën në Maqedoni si donacion nga Turqia.
Gjatë ditëve të ardhshme do të vaksinohet edhe personeli tjetër mjekësor në shtet.
"Qëllimi i kësaj mase është të bëhet gjithçka që është në mundësitë tona për t'i mbrojtur mjekët dhe infermieret të cilët më pas duhet t'i shërojnë qytetarët. Presim që shumë shpejt të arrijë një kontigjent më i madh i vaksinave, me çka do të vazhdojmë me vaksinimin e grupeve të tjera të prekshme të cilët rekomandohen nga Organizata botërore e Shëndetësisë dhe Komisioni për gripin pandemik", deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani.
Sipas informatave më të reja nga OBSH-ja, vaksina është e sigurtë po aq sa është e sigurtë edhe vaksina kundër gripit sezonal. Duhet ta marrin ata të cilët janë plotësisht të shëndoshë, ka kontraindikacione tek ata persona të cilët janë alergjikë në vezë, sepse në procesin e prodhimit përdoren vezët. Vaksinat do të ruhen në Entin e qytetit për mbrojtje shëndetësore.
Ministri i Shëndetësisë dje kumtoi se në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë hospitalizuar gjithsejt 60 pacientë. Të gjithë marrin terapi adekuate dhe përveç dy pacientëve me gjendje më të rëndë, të sëmurët e tjerë të hospitalizuar janë në gjendje të mirë shëndetësore.