Romë, 21 nëntor Italiani Roberto Mancini është kandidat për të marrë postin e trajnerit të Përfaqësueses së Rusisë në futboll.
Romë, 21 nëntor Italiani Roberto Mancini është kandidat për të marrë postin e trajnerit të Përfaqësueses së Rusisë në futboll. Mancini pritet të zëvendësojë në këtë post holandezin Guus Hiddink, shkruan Sportmediaset.it të shtunën. Mancini është pa skuadër që kur u largua nga Interi në maj të vitit 2008.
Hiddink ka dështuar të kualifikojë Rusinë në Botërorin 2010 të futbollit dhe pas këtij dështimi ai mendon të largohet.