Niveli i grumbullimit të taksave dhe tatimeve në muajin nëntor, do të tregojë se cili nga deputetët Jovan Manasievski apo Boris Stojmenov do të humbin bastin, dhe bashkë me të edhe postin e deputetit.
Niveli i grumbullimit të taksave dhe tatimeve në muajin nëntor, do të tregojë se cili nga deputetët Jovan Manasievski apo Boris Stojmenov do të humbin bastin, dhe bashkë me të edhe postin e deputetit.
Kështu deklaroi ministri i financave Zoran Stavreski, sipas të cilit, Qeveria pret grumbullim të ardhurash, ashtu siç parashikoi qeveria, pas rishkimit të dytë të buxhetit për vitin 2009.
Dy muaj më parë deputetët Manasievski dhe Stojmenov vendosën bast se Qeveria nuk do ti realizojë të ardhurat e projektuara në rishikim dhe anasjelltas.
Duhet të presim nëntorin e të shohim si do ta përfundojmë e më pas mund të përgjigjemi në mënyrë më precize kësaj pyetje se kush do ta humb bastin dhe kush do ti mbajë pasojat nga ky bast, thotë Zoran Stavreski, ministër i Financave.
Duke folur për bllokimin e xhirollogarive të mbi 6000 kompanive, për shkak të mospagesës të tatimeve dhe kontributeve, Stavreski dhe Trajkovski, thonë se pushteti nuk do të bëjë lëshime të reja për kompanitë.
Diku duhet të tërhiqet vija që në këtë shtet të fillojnë të mbrohen kompanitë që paguajnë tatime e jo ata që kanë borxh ndaj shtetit sepse krijojnë konkurrencë për kompanitë që paguajnë tatimet, shton Zoran Stavreski, ministër i Financave.
Projeksionet për të ardhurat tatimore deri në fund të vitit plotësisht do ti përmbushim, shpreson Goran Trajkovski, drejtor i DAP.
Ndërsa brenda javës që vjen, Drejtoria e të Ardhurave Publike, pritet të bllokojë xhirollogarinë edhe të 11 mijë kompanive të cilat iu janë shmangur pagesës së tatimeve.
Nevzat Mamuti