Në këtë punim, autori Bardhyl Dauti, përdori metodologji te avancuara ekonometrike te analizave të serive kohore të kointegrimit dhe mekanizmit te vektorëve me korrigjim te gabimit. Duke respektuar këtë qasje, në punimin në fjale, nga autori, për herë të parë u trajtua relevanca empirike e hipotezave qe nxirret nga literature e Investimeve direkte të huaja, për rastin e Maqedonisë.
Bardhyl Dauti mori çmimin e parë Punimi më i mirë i simpoziumit, si pjesëmarrës në konferencën shkencore ndërkombëtare për hulumtuesit e rinj në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Budapestit të Hungarisë me punimin Determinantet e Investimeve direkte të huaja nw Maqedoni. Evidenca nga seritë kohore 1994 - 2008.
Asistenti i Fakultetit te Ekonomisë se Universitetit Shtetëror te Tetovës, Mr Bardhyl Dauti mori pjese ne konferencën shkencore ndërkombëtare për hulumtuesit e rij FIKUSZ 09 ne Fakultetin Karoly Keltei te Ekonomisë në Universitetin e Budapestit te Hungarisë. Ne këtë konference Ass. Mr. Bardhyl Dauti u paraqit me punimin Determinantet e Investimeve Direkte te Huaja ne Maqedoni. Evidenca nga Serite Kohore 1994 2008. Me këtë punim asistenti Mr Bardhyl Dauti, prezantoi Fakultetin Ekonomik te Universitetit Shtetëror te Tetovës, me te cilin punim mori çmimin Punimi më i mirë i simpoziumit.
Në këtë punim, autori Bardhyl Dauti, përdori metodologji te avancuara ekonometrike te analizave të serive kohore të kointegrimit dhe mekanizmit te vektorëve me korrigjim te gabimit. Duke respektuar këtë qasje, në punimin në fjale, nga autori, për herë të parë u trajtua relevanca empirike e hipotezave qe nxirret nga literature e Investimeve direkte të huaja, për rastin e Maqedonisë.
Në këtë punim, autori nëpërmjet modelit ekonometrik që specifikon determinantet e Investimeve direkte të huaja, trajtoi disa nga faktorët agregat, të cilët reflektojnë zhvillimet ne sektorin publik, sektorin privat dhe sektorin monetar, si ndër faktorët me te rëndësishëm për sjelljen e Investimeve direkte të huaja në Maqedoni. Faktorët që u trajtuan në analizë ishin niveli i hapjes se ekonomisë, niveli i shpenzimeve qeveritare, niveli i punezënies, zhvillimet në kursin e këmbimit dhe zhvillimet ne koston e fuqisë punëtore.
Rezultat e punimit ishin që të gjithë variablat agregat kanë ndikim të rëndësishëm statistikore në prurjen e Investimeve direkte të huaja në Maqedoni. Nga rezultatet e fituara nëpërmjet analizave ekonometrike vlerësohet qe 1% rritje në nivelin e hapjes se ekonomisë, mesatarisht, do te ndikoje ne 4% rritje te IHD ve ne Maqedoni. Kjo sipas autorit reflekton ambiciet e Maqedonisë për inkuadrim ne strukturat me te avancuara ekonomike si Bashkimin Evropian dhe Bashkimin Ekonomik Evropian.
Nga rezultatet u konkludua se shpenzimet qeveritare janë ne relacion negative me IHD te. Nëse shpenzimet qeveritare rriten me 1%, rezultatet e punimit konfirmojnë ulje te IHD ve per 1.53% qe sipas autorit do te thotë qe investimet publike te promovuara nëpërmjet shpenzimeve qeveritare nuk kontribuojnë ne sjelljen e Investimeve te huaja. Vërtetohet qe madhësia e shpenzimeve qeveritare është faktor kritik ne determinimin e akumulimit te kapitalit te huaj. Sipas autorit, ky shpjegim mund ti adresohet një anshmërisë se klimës ekonomike në Maqedoni, duke konfirmuar kështu predispozitat regjionale ndaj praktikave korruptive, që lidhen me shpenzimet qeveritare te cilët realizohen me motive te sjelljes se Investimeve te Huaja ne vend.

Rezultatet e punimit konfirmojnë gjithashtu relacion negative mes Investimeve te Huaja dhe nivelit te punezenies. Nga rezultatet 1% rritje ne nivelin e punezenies, do te ndikojne ne 4.11% ulje te IHD ve. Ky rezultat kontradiktor, mund ti atribuohet faktit qe një pjese e konsiderueshme e te punësuarve kane aftësi të pamjaftueshme për aplikimin e performancës adekuate gjate procesit te punës, duke mos kënaqur kështu kërkesën e Investitorëve të huaj. Kjo veçanërisht, vlen për rastin kur Investimet e Huaja krijohen përmes procesit te privatizimit ose blerjes se kompanive ekzistuese ne vend.
Paga mesatare mujore është gjetur te jete ne relacion pozitiv me IHD te, duke konfirmuar keshtu qe 1% rritje ne pagën mesatare, mesatarisht, do te ndikoje ne 4.55% rritje vleres se Investimeve te Huaja. Shpjegimi qe del nga ky rezultat mund ti atribuohen faktit qe IHD te mund te rriten si rezultat i përmirësimit te kushteve ne tregun e punës, dhe ne këtë mënyrë, rritje te produktivitetit te punës dhe përmirësimit të konkurrencës se lire dhe uljes se ineficencave ne tregun vendas.
Variabla makroekonomike e kursit te këmbimit është gjetur te jete ne relacion pozitiv me IHD te ne Maqedoni. Sipas rezultateve, nëse kursi i këmbimit denar për euro, vlerësohet me 1%, IHD te ne Maqedoni, mesatarisht, do te rriten për 1,91%. Ky rezultat konfirmon qe stabiliteti makroekonomik qe mbahet nëpërmjet kursit fiks te këmbimit me qellim te kontrollit te inflacionit ndikon ne sjelljen e Investimeve te Huaja ne vend.
Rezultatet e punimit te mara se bashku, na lejojnë te sugjerime për implikime te dy politikave kryesore ekonomike. E para, institucionet qeveritare te Maqedonisë duhet te punojnë me shume për sjelljen e Investimeve te huaja ne vend dhe te ndalojnë praktikat korruptive qe bëhen ne emër te shpenzimeve qeveritare për llogari te sjelljes se investitorëve te huaj ne vend dhe e dyta, programet për trajnime te punëtoreve duhet te forcohen me shume, nga institucionet përkatëse, ne mënyrë qe te kontribuohet ne rritje te produktivitetit te punës se ekonomisë se Maqedonisë duke kënaqur kështu kërkesën e firmave multinacionale.