Avokati i Popullit gjithashtu vlerëson se në Maqedoni ekziston diskriminimi. Sipas tij, në mungesë të Ligjit kundër diskriminimit, Avokati i Popullit detyrohet ti merr në mbrojtje të gjithë qytetarët që u shkelen të drejtat. Madje ai thotë se edhe raportet e institucionit që drejton ai, kur janë në pyetje të drejtat e njeriut, janë në përputhje me të dhënat e Komisionit Evropian.
Pjesa e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ku parashihet përfaqësimi i barabartë i etniteteve që jetojnë në Maqedoni gjatë punësimit të tyre, veçanërisht në administratën publike, është një çështje komplekse. Kështu vlerëson Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti.
Raportet tona tregojnë se ky proces po përparon, gjegjësisht po implementohet, por konstatuam se ky proces po zhvillohet me hapa të ngadalshëm. Ai princip nuk duhet të kuptohet se bëhet fjalë vetëm për administratën shtetërore, mendoj se ai është një perceptim i gabueshëm, për arsye se nëse nisemi prej thelbit, se për çfarë arsye është vendosur ai princip në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe për çfarë arsye ai princip u bë parim kushtetues, motivi ka qenë krejtësisht diçka tjetër, motivi kyç ka qenë që të gjithë qytetarët e kësaj shoqërie të ndihen të barabartë, deklaroi Ixhet Mehmeti, Avokati i Popullit.
Avokati i Popullit gjithashtu vlerëson se në Maqedoni ekziston diskriminimi. Sipas tij, në mungesë të Ligjit kundër diskriminimit, Avokati i Popullit detyrohet ti merr në mbrojtje të gjithë qytetarët që u shkelen të drejtat. Madje ai thotë se edhe raportet e institucionit që drejton ai, kur janë në pyetje të drejtat e njeriut, janë në përputhje me të dhënat e Komisionit Evropian.
Maqedonia jo vetëm në mënyrë objektive duhet të krijojë kushte për zbatimin e ligjeve, por me shumë efikasitet dhe kualitet do të duhet të punojë në këtë fushë, por në Maqedoni, në sistemin e saj ka probleme dhe dobësi dhe në pjesën formale dmth në rregullativën ligjore, shtoi Mehmeti.
Ndërkohë në Raportet e fundit të Komisionit Evropian është përmendur se parimi i përfaqësimit të duhur dhe të barabartë të anëtarëve të komuniteteve, nuk është realizuar plotësisht në Maqedoni. Ndërsa edhe diskriminimi në Raportet e fundit që vijnë nga Komisioni Evropian është vlerësuar si një çështje delikate, ndaj edhe është përmendur nevoja e miratimit të një ligji anti-diskriminues në Maqedoni.