Konventa promovuese e kandidatëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për Zgjedhjet Lokale të 24 Marsit, do të mbahet më 03 Mars 2013, në sallën e sporteve Rinia në qytetin e Gostivarit.
Konventa promovuese e kandidatëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për Zgjedhjet Lokale të 24 Marsit, do të mbahet më 03 Mars 2013, në sallën e sporteve Rinia në qytetin e Gostivarit.
Me ketë rast, sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi për mediumet potencoi se BDI-ja si pjesë të fushatës parazgjedhore ka gati edhe himnin e zgjedhjeve, sloganin dhe strategjinë.
Ne si parti politike gati se kemi bërë të gjithë përgatitjet për zhvillimin e një fushate parazgjedhore dinjitoze, të qetë si zakonisht dhe pozitive. Kemi përgatitur edhe platformat e kandidatëve për kryetar komunash në veçanti dhe platforma e përgjithshme e partisë, mësohet të ketë cituar për mediumet mes tjerash z.Ademi.