E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të shtunën mbrëma në Pallatin e Kongreseve në Tiranë përfundoi aktiviteti i rëndësishëm i muzikës së lehtë shqiptare “Kënga magjike 2009”. Sipas votimeve nga vetë këngëtarët, vendi i parë: u takoi këngëtarëve Rosela Gjylbegu dhe Eliza Hoxha me këngën “Rruga e zemrës”, me tekst të Elizës dhe muzikë të Darko Dimitrov.
Eliza dhe Rosela fituese në Kënga Magjike 2009


















E emocionuar dhe në një atmosferë tejet të ngrohtë, këngëtarja Eliza u shpreh se ky është një çmim tepër i rëndësishëm për karrierën e saj.

Ndërsa Gjylbegu, mes ovacioneve nga publiku, që pothuaj se në korr thirrën emrin e fitueseve, ende pa u shpallur nga prezantuesi Gjebrea, theksoi: “Dua të përshëndes Darko Dimitrov, që më besoi muzikën e tij”.

Vendi i tretë në këtë festival i shkoi këngëtares Soni, e cila duke qeshur tha se ajo dhe Irma Libohova gjithmonë i marrin çmimet tjera, pos të parit.

Vendi i dytë u fitua nga këngëtarja e re Elvana Gjata, me këngën “Dhe zemra ndal” me tekst të Ardit Roshit dhe muzikë të Flori Mumajesit.

Festivali solli edhe shumë çmime të tjera ku spikatën çmimi i internetit për Elvana Gjatën, çmimi i publikut për Adelina Ismaili me këngën “Nuk ngec” (muzika Adi Hila), e cila mori pjesë në këtë aktivitet muzikor pas dhjetë vitesh.

Në një paraqitje të jashtëzakonshme skenike, me një veshje murgeshe, që shumë shpejt u ndryshua duke treguar një këngëtare, e cila nuk mund të ndryshojë performancën dhe personalitetin e saj artistik.

Bukuroshja kosovare bëri për vete publikun, duke thënë se publiku i Tiranës mbetet gjithmonë i rëndësishëm për të.

Në dhjetëshen e këngëtarëve më të mirë sipas vendit të dhjetë u rreshtuan: Rozana Radi, Olta Boka, Kastro Ziso, Adelina Ismaili, Kaltrina Selimi, Flori, Mira Koncci, Soni, Elvana Gjata dhe Eliza&Rosela Gjylbegu.

Si gjithmonë festivali solli shumë spektakël dhe mbi të gjitha pjesëmarrje të këngëtarëve jo vetëm të karrierës, por edhe më të rinjve, në një hapësirë mbarëshqiptare të muzikës shqiptare.

Skenografia u realizua nga Gaetano Castelli. Prezantuan: Ardit Gjebrea, i cili është edhe producent i këtij festivali, i shoqëruar nga Carmen Gjani dhe Katerina Kongoli. /NOA/Telegrafi/

Publikuar: 22.11.2009 | 09:30
Lexuar: 2841 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
besa (26/06/2010 12:36:47) jeni shum te mira veq vazhdoni

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime