E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Teheran, 22 nëntor – Forcat e armatosura iraniane kanë ndërmarrë manovra të mëdha ushtarake të mbrojtjes ajrore, të dielën, për të treguar kapacitetet e këtij shteti përballë presionit të Perëndimit në lidhje me programin bërthamor.
Irani mbron lokacionet bėrthamore me manovra ushtarake










Shfaqja e muskujve ushtarakë vjen në kohën e tensioneve në ngritje midis Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha, të cilat druajnë se programi bërthamor i Iranit ka si synim prodhimin e armëve bërthamore. Teherani mohon që ky të jetë qëllimi i programit.

Garda elite Revolucionare e Iranit dhe forcat ushtarake kanë nisur manovrat e përbashkëta pesëditëshe në pjesë të ndryshme të shtetit islamik, ka deklaruar gjeneral-brigadieri Ahmad Mighani për televizionin shtetëror.

“Është kjo manovra më e madhe ushtarake që ndodh në një rajon prej 600.000 kilometrash katrorë. Qëllimi i kësaj manovre është promovimi i fuqisë ushtarake të forcave të armatosura”, ka thënë ai.

Publikuar: 22.11.2009 | 10:03
Lexuar: 697 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime