Rektori i USHT-së, Doc. dr. Agron Reka dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.dr. Dhori Kule, biseduan edhe për hartimin e teksteve përbashkëta universitare të universiteteve shqipfolëse në rajon.
Rektorët e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës, biseduan për thellimin e bashkëpunimit.
Rektori i USHT-së, Doc. dr. Agron Reka dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.dr. Dhori Kule, biseduan edhe për hartimin e teksteve përbashkëta universitare të universiteteve shqipfolëse në rajon.
Të shtunën më 21 nëntor 2009, Universitetin Shtetëror të Tetovës e vizitoi rektori i Universitetit të Tiranës, prof.dr. Dhori Kule i cili njëherit është edhe drejtues i Rrjetit të universiteteve shqipfolëse.
Me këtë rast rektori i Universitetit të Tiranës, prof.dr. Dhori Kule, u prit nga Rektori i USHT-së, Doc.dr. Agron Reka i cili shoqërohej edhe prorektori për shkencë, prof.dr. Reshat Qahili, dekani i Fakultetit Juridik, Mr.sci. Agi Nuhiu si dhe nga këshilltari për marrëdhënie ndërkombëtare Dr. Bashkim Zyberi.
Rektori Dhori Kule, në fillim të takimit, uroi rektorin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, për zgjedhjen e tij në krye të këtij institucioni arsimor, duke ofruar ndihmë e tij në kualifikimin e stafit akademik të USHT-së, për studime të doktoraturës, në Universitetin e Tiranës. Rektori i Universitetit të Tiranës, prof.dr. Dhori Kule, poashtu premtoi se do të angazhohet për formimin komisioneve të përbashkëta për hartimin e teksteve përbashkëta universitare të universiteteve shqipfolëse në rajon.
Në kuadër të thellimit të mëtutjeshëm në mes dy universiteteve, rektori i Universitetit të Tiranës, prof.dr. Dhori Kule, premtoi ndihmë të mëtutjeshme për USHT-në, në aspektin e stafit akademik për studimet deri diplomike, por edhe ato të masterit.
Në shenjë mirënjohjeje për ndihmën e deritashme të Universitetit të Tiranës, por edhe angazhimin personal të rektorit Dhori Kule, rektori i USHT-së, Doc.dr. Agron Reka i dhuroi një Pllaketë me emblemën e Universitetit Shtetëror të Tetovës, me vitin e themelimit 1994, si dhe pikturë të punuar nga Fakulteti i arteve.
Gjatë vizitës së USHT, rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.dr. Dhori Kule, shoqërohej edhe nga Bujar Leskaj, ish ministër i Kulturës në Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe nga Fahri Balliu, drejtor i Gazeta 55 të Tiranës.