Arti ka evoluar ashtu si filozofia, shkencat. Për arsye të izolimit tonë ne akoma kemi preferenca, tërheqje, mungesë civilizimi në ndonjë rast për të shkuar thellë drejt vetes, sepse paragjykimet i kanë dëmtuar gjithmonë drejtimet e shoqërisë, përfshirë edhe artin. Sa më shumë çlirohet, aq më shumë artisti shkon drejt vetes. Ne kemi arritur deri në këtë stad.
Edicioni i dymbëdhjetë i ekspozitës çelet më 25 nëntor, por këtë radhë jo në Galerinë e Arteve, por në Muzeun Kombëtar. Janë 32 piktorë, emra të njohur, por edhe të rinj, që prezantohen për dashamirësit e arteve pamore deri më datën 6 dhjetor. I kthyer ta
"Nëntori", përtej paragjykimeve për artistët
Kanë mbërritur në edicionin e dymbëdhjetë. Ekspozita e pikturës "Nëntori" çelet më 25 nëntor, por këtë radhë jo në Galerinë e Arteve, por në Muzeun Kombëtar. Janë 32 piktorë, emra të njohur, por edhe të rinj, që prezantohen për dashamirësit e arteve pamore deri më datën 6 dhjetor. I kthyer tashmë në traditë, kjo ekspozitë i kushtohet ngjyrave, lojës së artistëve dhe shprehjes së individualitetit të tyre përmes kombinimeve.
Nuk ka rëndësi as tema, as dimensionet dhe elementët e tjerë. Një liri shprehjeje që Besim Tula, organizuesi i ekspozitës, e quan si një mundësi të mirë për artistët për tiu larguar paragjykimeve dhe për të parë më thellë vetvetes. Shoqëruar pas çdo viti me vështirësi, edicioni i dymbëdhjetë i "Nëntori" do të jetë i mangët nga ekspozimi i punëve në Shkodër, ashtu siç është bërë çdo vit më parë. Tula, përmes këtij edicioni, bën edhe një rikthim në rrugëtimin e kësaj ekspozite, pjesëmarrësit dhe qëllimet e saj.
Pas dy ditësh, ekspozita "Nëntori 2009" do të jetë e hapur për publikun. Mes vështirësive që ju kanë shoqëruar kohëve të fundit mbërrini në edicionin e dymbëdhjetë...
Rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë, por kjo nuk na ka demoralizuar për të vazhduar organizimin në këtë varfëri aktivitetesh të arteve vizuale. Sigurisht që një rast për ekspozim e nxjerr piktorin nga studioja, e vë në dialogim me publikun, me kolegët dhe me veten. Kjo nuk mund të ndikojë veçse për mirë. Sivjet u hap edhe Bienalja e Tiranës dhe kjo do të thotë se sa më shumë mundësi për ekspozim të ketë, artistët fillojnë të zgjedhin pozicionin e tyre.
Nuk ka temë të caktuar, as dimensione. Pse i keni dhënë prioritet ngjyrave në këtë ekspozitë?
Kjo ekspozitë nuk ka prioritet as tema të caktuara, as dimensione dhe as elementë të tjerë. Këtu kemi reagimin e artistit ndaj koloristikës. Pavarësisht nëse është peizazh, natyrë e qetë apo kompozim me figurat, elementi kryesor është tingulli që lëshon ngjyra. Prej kohëve më të hershme, ngjyrat janë veshur me një tis enigmatik. Të gjithë artistët pjesëmarrës janë të ndjeshëm ndaj kësaj. Në këtë drejtim ne nuk mund të presim që të evoluojnë ngjyrat, tashmë ato janë të përcaktuara, por akordet dhe marrëdhëniet mes tyre mund të jenë të reja. Janë impresionet individuale të artistit, të përthyera në ngjyra, që e bëjnë atë të veçantë.
Veç emrave të njohur, një pjesë që nga themelimi i këtij aktiviteti, ka edhe emra të rinj. A është kjo një mundësi e mirë për të parë dhe zhvillimet e artit brenda hapësirës shqiptare?
Këtu ekspozojnë që nga profesorët tanë si Sali Shijaku, Ksenofon Dilo deri te më i riu që është 21-vjeçar. Diversiteti i moshave shoqërohet edhe nga një "konkurrencë" për cilësi. Çdo vit artistët tanë përkushtohen dhe e kanë në kalendarin vjetor të tyre përgatitjen e një pune posaçërisht për këtë ekspozitë.
Arti ka evoluar ashtu si filozofia, shkencat. Për arsye të izolimit tonë ne akoma kemi preferenca, tërheqje, mungesë civilizimi në ndonjë rast për të shkuar thellë drejt vetes, sepse paragjykimet i kanë dëmtuar gjithmonë drejtimet e shoqërisë, përfshirë edhe artin. Sa më shumë çlirohet, aq më shumë artisti shkon drejt vetes. Ne kemi arritur deri në këtë stad.
Pas Tiranës a do të vazhdojë rrugëtimi i "Nëntorit"?
Spostimi nga Galeria e Arteve në Muzeun Historik Kombëtar na çorientoi pak, por aktiviteti është gjymtuar edhe nga pamundësia që këtë ekspozitë ta çojmë në Shkodër pas Tiranës. Çdo vit e kemi prezantuar "Nëntorin" në këtë qytet të artit, nga i cili kanë dalë emra të njohur të pikturës, jo vetëm ata të traditës, por edhe të rinj që e zhvillojnë veprimtarinë jashtë vendit.
Piktura: Briri, Meri Tocila /ol.li/ /Shqip/