E hënë, 28.07.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Anastasia Mitropia ka qene e denuar me dhjete vjet heqje lirie, pasi eshte akuzuar se ka ndihmuar te dashurin e saj Alket Rizain dhe nje te burgosur tjeter grek...
Lirohet e dashura e Alket Rizait









Anastasia Mitropia, e dashura greke e Alket Rizait, e njohur edhe si Sula, është liruar me kusht në mbrëmjen e së premtes, pas një urdherese të Këshillit të Magjistraturës së Tebës, në Greqinë jugore.

Asaj i eshte ndaluar te udhetoje jashte vendit,ndersa duhet te paraqitet nje here ne jave ne rajonin e policise se zones ku banon. Sipas Keshillit ky lirim, pas tre vitesh burgimi, behet per arsye shendetsore te saj,te nje prej vajzave te saj, si dhe te sjelljes shembullore ne burg.

Anastasia Mitropia ka qene e denuar me dhjete vjet heqje lirie, pasi eshte akuzuar se ka ndihmuar te dashurin e saj Alket Rizain dhe nje te burgosur tjeter grek, Vasilis Paleokostas ne shkurt te vitit 2009, per t'u arratisur ne menyre spektakolare me helikopter nga burgu famekeq i Korridhalose.

Rizai eshte nje nga shqiptaret me te perfolur ne Greqi,qe eshte karakterizuar nga mediat greke edhe si nje nga personazhet kyçe te botes se krimit.Por asnje prej akuzave qe e cilesojne ate si nje prej “shefave” te kontratave te ekzekutimit me vdekje,per te cilat eshte denuar dy here me burgim te perjetshem nuk eshte vertetuar ende, ndersa i eshte dhene edhe vendimi me 25 vjet burg per dy arratisjet kinematografike me helikopter.

Pavaresisht ngjarjeve dhe akuzave, mediat greke kane komentuar shpeshhere historine e cifit te shumeperfolur dhe dashurine e grekes se guximshme, qe i qendroi ne krah Alketit deri ne fund, por edhe per faktin se gjate gjyqeve ai ka marre persiper gjithe pergjegjesine per arratisjen e bujshme.Edhe pasi ka dale nga burgu, Anastasia Mitropia ka deklaruar se ne se koha kthehej pas, perseri do te ndihmonte te dashurin e saj.

Publikuar: 16.02.2013 | 19:38
Lexuar: 1073 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime