Të gjithë pacientët e sapopranuar janë në gjendje stabile shëndetësore. Gjithashtu, e pandryshuar është gjendja e pacientes 55-vjeçare, e pranuar më datën 18 këtë muaj, e cila edhe më tej është në gjendje të rëndë, gjendet në ventilacion artificial, por me parametra stabile vitale.
Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë hospitalizuar 17 pacientë të rinj, të dyshuar për influencën A (H1N1), kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Të gjithë pacientët e sapopranuar janë në gjendje stabile shëndetësore. Gjithashtu, e pandryshuar është gjendja e pacientes 55-vjeçare, e pranuar më datën 18 këtë muaj, e cila edhe më tej është në gjendje të rëndë, gjendet në ventilacion artificial, por me parametra stabile vitale.
Për momentin në Klinikë janë hospitalizuar gjithsej 71 të sëmurë. Të gjithë marrin terapi adekuate dhe përveç pacientes me gjendje të rëndë, gjithë të hospitalizuarit e tjerë janë stabilë dhe gjendja e tyre shëndetësore po përmirësohet, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.