E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studentët nga mbarë bota me 720 pllakata sivjet përpunuan koncepte dhe dërguan mesazh për problemin e varfërisë. Pllaketat e arritura në konkurs do të prezantohen në ekspozitën e cila do të hapet të premten në Muzeun e qytetit të Shkupit dhe do të zgjasë deri më 8 dhjetor.
Studentėt: Fuqi kundėr varfėrisė









Ekspozitë e pllakatave nga konkursi i dytë ndërkombëtar i studentëve

"Fuqi kundër varfërisë" (Power vs.Poverty) është tema e Konkursit të dytë ndërkombëtar të studentëve për pllakata (KNSP), që e organizon "Plakart" nga Shkupi.

Studentët nga mbarë bota me 720 pllakata sivjet përpunuan koncepte dhe dërguan mesazh për problemin e varfërisë. Pllaketat e arritura në konkurs do të prezantohen në ekspozitën e cila do të hapet të premten në Muzeun e qytetit të Shkupit dhe do të zgjasë deri më 8 dhjetor.

Juria ndërkombëtare do të selektojë njëqind pllakata, në rrethin e ngushtë do të hyjnë dhjetë- shtatë çmime nderi dhe tre çmime në të holla - 600 euro për të tretin, 1.000 euro për të dytin dhe 1.500 euro për çmimin e parë, të cilin e ndan Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Jurinë e përbëjnë anëtarët: prof. Leh Majevski, kryetar i bienales së Varshavës (bienalja më e vjetër në botë për pllakata) dhe kryetar nderi i KNSP-së, disejnuesi me famë botërore Dejvid Karson, Radovan Jenko, profesor nga Akademia për arte dhe dizajn në Lubjanë, Dimitris Arvanitis nga Greqia, Ladisllav Cvetkovski, ligjerues në Fakultetin për art figurativ në Shkup, Justina Çernjakovska nga Akademia e arteve të bukura në Varshavë dhe Ngadhnjim Mehmeti nga Maqedonia.

Vitin e kaluar "Pllakart" e organizoi Konkursin e parë ndërkombëtar të studentëve me temë "Toleranca", ndërsa ekspozita të plaketave përveç se në Shkup janë organizuar edhe në Varshavë, Pragë dhe Stamboll.

"Kritikat e shkëlqyera për konkursin, në Maqedoni dhe jashtë, nuk janë vetëm mirënjohje për "Plakart", por nder edhe për qytetin e Shkupit. Me realizimin e projektit, KNSP arrin t'i trajtojë problemet globale, duke i përfshirë artistët e rinj nga universitetet evropiane dhe botërore të japin parashikimet e tyre, para së gjithash, zgjidhje për të. Pllaketat gjithmonë së pari janë shfaqur në Shkup - shtëpinë e këtij konkursi", deklaroi për MIA-n Laze Tripkov, organizator i konkursit ndërkombëtar të studentëve për pllaketa.

Pas prezantimit para publikut të Maqedonisë, nga janari do të fillojë turneu, i titulluar "Karvani i varfërisë", me ekspozita në Pragë, Varshavë, Lubjanë dhe në Paris. Konkursi i tretë i konkursit ndërkombëtar të studentëve për pllaketa do të publikohet në fillim të vitit 2010.

Publikuar: 24.11.2009 | 20:43
Lexuar: 902 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime