E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vizita është e para e këtij niveli pasi Maqedonia paditi Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë Greqinë për bllokimin që po i bën anëtarësimit të saj në NATO.
Delegacioni i NATO-s viziton Shkupin
Një delegacion i lartë i NATO-s ndodhet të premten në Maqedoni për takime me krerët më të lartë të shtetit.

Vizita është e para e këtij niveli pasi Maqedonia paditi Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë Greqinë për bllokimin që po i bën anëtarësimit të saj në NATO.

Zyrtarët e Alencës Veriatlantike gjithmonë kanë përsëritur se Maqedonia ka përmbushur reformat, por zgjidhja e çështje së emrit me fqinjin e saj, është kusht për anëtarësim.

Një vlerësimi i tillë u dha edhe para dy ditësh në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s në vizitën në Maqedoni kryesohet nga admirali Xhanpaolo di Paola.

Admirali Paola pritet që të takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit, me kryeministrin, presidentin, ministrin e Mbrojtjes si dhe me përfaqësues të ushtrisë.

Vizita në Shkup bëhet vetëm pak ditë pasi presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, që është dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura kërkoi ndihmë nga vendet evropiane për ta zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë.

Pavarësisht nga bllokimi i çështejs së anëtarësimit në Aleancë, Maqedonia është zotuar që ta vazhdojë bashkëpunimin me NATO-n.

Ajo ka forca të armatosura në disa misione ushtarake të Aleancës dhe në takimin me ushtarakët e lartë të NATO-s, zyrtarët priten të demonstrojnë "arritjet" e ushtrisë së Maqedonisë.

Nazim Rashidi, BBC

Publikuar: 05.12.2008 | 15:05
Lexuar: 341 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime