E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas statistikave kombëtare për dhunë mbi gratë, më shumë se 70 për qind e grave janë keqpërdorur fizikisht apo seksualisht nga burrat. Kjo ndodh gjithkund - në shtëpi dhe në vendin e punës, në rrugët dhe në shkollat, në kohë të paqes në luftë, kumtoi Fondi për zhvillim të grave të KB-së.
Dita ndėrkombėtare kundėr dhunės ndaj grave








Në botë sot shënohet Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave. Për herë të parë kjo ditë është shënuar në vitin 1999 me rezolutën 53/134 në Asamblenë e përgjithshme të KB-së prej 17 dhjetorit të vitit 1999.

Çdo e dyta grua në botë është viktimë e dhunës nga ana e partnerit, çdo e pesta i nënshtrohet keqpërdorimit seksual. Si pjesë e fushatës "Parlamentet ndërmarrin veprime kundër dhunës", Unioni interparlamentar u bëri thirrje paralemnteve ta shënojnë 10-vjetorin e kësaj Dite botërore me ndërmarrjen e iniciativave në ditën e sotme apo në të ardhmen, thuhet në kumtesën e organizatës.

"Sfidat, para së cilave janë drejtuar të gjitha parlamentet dhe të gjitha qeveritë se nuk kemi bërë mjaft për t'i dhënë fund dhunës mbi grave. Duhet të sillen ligje të cilat në mënyrë speciale i drejtohen kundër dhunës mbi gratë dhe duhet të kemi guxim t'i zbatojmë", deklaroi kryetari i Unionit Interparlamentar, Teo-Ben Guribar, i cili është edhe kryetar i parlamentit të Namibisë.

Sipas statistikave kombëtare për dhunë mbi gratë, më shumë se 70 për qind e grave janë keqpërdorur fizikisht apo seksualisht nga burrat. Kjo ndodh gjithkund - në shtëpi dhe në vendin e punës, në rrugët dhe në shkollat, në kohë të paqes në luftë, kumtoi Fondi për zhvillim të grave të KB-së.

"Lufta kundër dhunës ndaj grave është në zemër të asaj që e paraqet Këshilli i Evropës - të drejtat e njeriut dhe barazinë në mes grave dhe burrave. Kjo luftë duhet të jetë prioritet në çdo nivel. Kjo nuk është e pjesërishme, por çështje shoqërore dhe është rast për alarmim për të gjithë ne", theksoi Sandra Barns, njëra prej autorëve të raportit për dhunë mbi gratë në Kongresin e autoriteteve lokale dhe rajonale në kuadër të Këshillit të Evropës.

"Dhuna mbi gratë është e ashpër dhe nënçmuese. Ajo është zaptim mbi personalitetin e viktimave dhe dinjitetin e tyre njerëzor. Ajo është krim mbi trupin dhe mendjen. Thjeshtë është shkelje e të drejtave të njeriut, para së cilës nuk mundemi t'i mbyllim sytë. Përgjegjësia e 47 vendeve tona anëtare është të kenë politikë për zero tolerancë në këtë aspekt, theksoi zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës", Mod de Bur-Bukikio.

Publikuar: 25.11.2009 | 15:19
Lexuar: 929 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime