E mërkurë, 23.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

Muret nuk ishin të suvatuar, por vetëm të gëlqerosur. Dhoma më e vogël nuk kishte asnjë copëz mobilje.
Sekreti ekzotik i Maqedonisė
Procesi i hapjes zhvillohet në dy kahje – bota iu drejtua jurukëve, ndë ata u drejtuan kah bota. A do ia dalin jurukët ta mbajnë autenticitetin dhe të mos e humbin trashëgiminë e ruajtur?

Dhoma është e vogël, si pako, me mure të bardhë të shndritshëm, bardhësinë ende më shumë e theksonte dielli, që depërtonte nëpër dritaren katrore të ngushtë, i vendosur lartë në tavan. Përmes asaj dritareje, dukej se sa i trashë është muri i shtëpisë e që arrin afër gjysmë metri. Muret nuk ishin të suvatuar, por vetëm të gëlqerosur. Dhoma më e vogël nuk kishte asnjë copëz mobilje.

Gjëja e vetme laramane që ishte në dysheme ishin tepikëzat, si përgjigje e piskamës së bardhësisë dhe zbrazëtirës së kësaj hapësire. Ndjehem si Alisa në botën e çudirave, me kokën pothuajse zë tavanin edhe përkundër lartësisë time joimpozante. Të dy burrat që ishin me mua në dhomë, e kishin patjetër ta ulnin kokën. Të gjithë jemi të zbathur, këpucët i hoqëm që në fillim të shkallëve të drunjta që çojnë drejt kësaj dhome të bardhë.
Sekreti ekzotik i Maqedonisë

Më në fund të gjithë u ulëm në dysheme, ndërsa hapej dera dhe hyni një grua e cila nuk fliste, por si e turpshme buzëqesh dhe me përulje u jep shenjë me kokë burrit se kush ishin vëllezërit – në gjuhën turke. Ajo është e re, e veshur me një fustan me ngjyrë të fortë kaltërsie, i dekoruar me lule ngjyrë portokallie dhe lulëkuqe, nën të cilin, si duket bart edhe shumë veshje tjera. Dalin pantallonat e trasha dhe çorapet me lara.

Duart e saj janë të kuqe dhe të ashpra, dhe me to, ngadalë i jep një nga një, gjërat e çuditshme. Në hapësirën e vogël të bardhë, ndodhi një eksplozion ngjyrash. Zonja na tregonte pjese të veshjeve të punuara bukur nga fijet e mëndafshit dhe sërma, përparëse nga leshi i endur, shamia nga mëndafshi shumëngjyrësh me resme, ar i punuar nga perlat shumëngjyrëshe...

Pimë një kafe të rëndë të zezë me hallvën e ëmbël. E pyes si i kalonte ditët, ndërsa ajo thotë se po përgatit ushqim – maxhun, kuskus, ëmbëlsira, apo shikon televizor. Burri, i cili e përkthen bisedën tonë, thotë se shikojnë programe turke nga shkaku se nuk kuptojnë maqedonishten.
Sekreti ekzotik i Maqedonisë
I pyes pse nuk e ka mësuar, ndërsa ajo vetëm se mbledh krahët. Përgjigjet e turpshme dhe me kokë të ulur, në ndërkohë nga nën shamia e saj e bardhë më shkëlqen shikimi i syve të saj blu dhe buzëqeshja. Ndjeja se, sikur të mos ishte burri në dhomë ajo do hapeshe me mua si të më ishte motër dhe do ishim kuptuar, së paku me gjuhën e pantomimës...

Asnjëherë nuk do e harroj takimin e parë me gratë jurukë, në fshatin Alikoç, në Radovish në Maqedoninë Lindore. Ajo kureshtje shoqërore e tyre nën shikimet e fshehura dhe bukuria shndritëse e krijuar nga duart e tyre të afta dhe dhomëzat e vogla shkëlqyese. Të gjelbra, rozë, portokalli, të kuqe lëkurore ngjyrë hiri, ekzotike, qëndisje të punuara me kujdes e që, sikur me vete bartnin erën e ndonjë hapësire tjetër. Më shumë gra në fshatrat juruke, flasin vetëm turqisht, nuk dalin para të huajve dhe nuk flasin me to. Sidomos jo me burra.

Më kujtohet se gjatë një vizite në një fshat tjetër të rrethit të Radovishit – Koxhali, mu afrua njëra nga to, gjë që ia lejoi vetes ajo ndoshta vetëm shkaku i moshës që kishte. E qeshur më kapi për duarsh, tha diçka në gjuhën e vetë dhe bëri disa veprime të çuditshme në fytyrën time. “të bekoi”, më shpjegoi Aliu, udhëheqësi jonë nëpër fshatrat juruke.

Ishte ky një zbulim i çuditshëm në fshatrat malorë, nëpër rrugicat e të cilave lëviznin tufa fëmijësh të veshur me veshje shumëngjyrëshe. Sikur nuk isha në vendin tim, por në një vend tjetër, për mua ekzotike, Nepal apo Ande, nëse do ishte i mundur një krahasim i tillë. Edhe në vet Maqedoninë për jurukët pak dihet. Shumica as që kanë dëgjuar për ata, dhe as që e dinë se edhe nga ata përbëhet një pjesë e shumë llojshmërisë etnike në vend.

Megjithatë, kjo pjesë e mozaikut kulturor të Maqedonisë, ngadalë po bëhet i famshëm edhe në planin vendas edhe në atë ndërkombëtar. Ndoshta meritën më të madhe për këtë e ka etnologia në muzeun e Maqedonisë mr. Elizabeta Koneska, e cila vite me radhë e hulumton këtë grup etnikumi turk.
Sekreti ekzotik i Maqedonisë

Ndoshta kësaj do i ndihmojë edhe një film i ri,i cili tërhoqi vëmendje të madhe në festivalin e parafundit në Berlin, “Gruaja që i fshiu lotët”, në të cilin aktorja Labina Matevska, (para incizimit jetoi disa javë në këto fshatra), luan një grua të re nga fisi jurukë.

Normalisht më në mënyrë plastike jetën e jurukëve e paraqesin fotografitë e Robert Jankullovskit, i cili disa vite me radhë bëri një sensacion të vërtetë me disa ekspozita në Maqedoni dhe jashtë vendit, si dhe dokumentari “Adak” i Koneskës, i cili tërhoqi vëmendje të madhe në disa festival të filmit dhe takime etnologjike nëpër Evropë – disa herë u dha në Beograd, Bukuresht, Izmir, Istambull, Lubjanë, Paris, Trst, Zagreb ...

Filmi e tregon adetin e quajtur “Adak” që në përkthim do të thotë “betim para të lartësuarit” i cili kryhet gjatë lindjes së fëmijëve, si falenderim për djalin, për shëndetin e fëmijës dhe të ngjashme. Gjegjësisht, filmi rrëfen një dasëm të një vajze shumë të vogël e cila me dhënien e premtimit, premtohet si nuse.

Elizabeta Koneska, kaloi shumë kohë me jurukët, duke hulumtuar për kulturën e tyre, rritet, mënyrën e jetës. “Ajo që njihja gjuhën turke ishte shumë e rëndësishme për vënie të komunikimit, sidomos me grat e fshatrave juruke. Kjo, por edhe fakti që jam grua, më ndihmuan për të fituar besimin e tyre. Kisha shans të rrallë, si një njeri që për ta është i huaj, bashkë me fotografin Robert Jankullovski, të marrë pjesë në ritualet e tyre, dhe të shikoj në botën e tyre të fshehtë, i cili është magjik për të gjithë, e sidomos për një etnolog”, thotë Koneska.
Sekreti ekzotik i Maqedonisë

Jurukët, me trashëgiminë e tyre, e cila deri më sot është mbajtur pothuajse e pandryshuar, në Maqedoni erdhën kah fund ii shekullit 14, e që në dy shekujt e ardhshëm t'i ndjekin fituesit otomanë në fushatën e tyre. Ky fis nomadë, me prejardhje nga Konja e Turqisë, otomanëve iu ka shërbyer si logjistikë – detyrë e tyre ka qenë transportimi i materialeve luftarake, përgatitje dhe armatim, ndërtim dhe mirëmbajtje e të ngjashme, shkaku i të cilave kanë gëzuar edhe privilegje të veçanta dhe nuk kanë paguar tatim dhe të dhëna tjera. Ata madje kishin statusin e “Evladi Fatihan” – fëmijë të sunduesve.

Një pjesë e madhe e jurukëve, mbetën në Maqedoni edhe pas tërheqjes së otomanëve. Një transformim i madh ndodhi në atë moment kur jetën e tyre prej nomadësh, e ndërruan me një vend jetese të përhershëm. Nomadët dhe blegtorët e dikurshëm, ngadalë i ikën jetës së tyre prej migruesve dhe u konvertuan në druvarë dhe bujq, duke mbjell kryesisht duhan dhe drithëra.

Por, vazhduan të jetojnë të izoluar nga pjesa tjetër e banorëve, deri edhe nga pakica turke në Maqedoni, me ç’rast deri më sot e kanë ruajtur turqishten e tyre specifike, (dialekt turk specifik) si dhe rritet e jetesës. Me fe janë myslimanë.
Sekreti ekzotik i Maqedonisë
I festojnë festat tradicionale të besimit, Sheqer Bajram, Kurban Bajramin, si dhe H`derles (festa e pranverës). Megjithatë, doket e tyre, e sidomos ata të shenjtat janë specifike, por autentike për grupin e tyre,

Sot jurukët jetojnë kryesisht nëpër fshatrat malorë rreth Radovishit, Shtipit si dhe një pjesë rreth Strumicës, Dojranit dhe Ovçe Poles – hapësira në lindje të Maqedonisë, ndërsa, disa fshatra të jurukëve ka edhe në Maqedoninë perëndimore. Llogaritet se në Maqedoni sot jetojnë disa mijëra (nuk ka të dhëna të sakta sepse në regjistrimin e popullatës hiqen si pakicë turke).

Verën e kaluar në fshatin Topollnica, (mes Radovishit dhe Shtipit) u mbajt festival i kulturës juruke, e cila zgjoi interesim te madh. Përveç valleve dhe këngëve, atraksion i vërtetë ishte luftimi i pehlivanëve, sport tradicional turk i mundjes, i cili edhe sot e kësaj dite praktikohet në disa vende në Maqedoni. Me britmat që lëshojnë zurlat dhe goditjet e tupanëve, mundja zhvillohet në stilit ë lirë, mes pehlivanëve që janë të veshur vetëm me pantallona special nga lëkura e përpunuar, ndërsa pjesa e zhveshur e trupit iu lyhet me vaj, për çka kundërshtarët gjithë kohës rrëshqasin me kapjet e njëri-tjetrit.

Festivalin e ndoqi edhe një delegacion i lartë e Republikës së Turqisë, e cila gjithnjë e më shumë tregon interesim për jurukët në Maqedoni. Turqia, gjithsesi se iu ka borxh shumë jurukëve, mes tjerash edhe për shkak të reformatorit dhe themeluesit të Turqisë modern, Qemal pashai Ataturk ( i cili ka mësuar në gjimnazin e Manastirit) e që është me prejardhje nga jurukët – i at ii tij ishte pjesëtarë i këtij fisi, i lindur në fshatin Koxhaxhik në Maqedoninë perëndimore.
Sekreti ekzotik i Maqedonisë

Siç shpjegon Elizabeta Koneska, ajo ende është bashkësi konservative dhe patriarkale. Fëmijët mësojnë shkollën fillore në gjuhën turke, e që për vajzat është e zakonshme që të përfundojnë që në klasë të katërt. Të rrallë janë ata që kanë dalë nga meset e tyre të mbyllura patriarkale dhe kanë vazhduar shkollimin. Shumica dërmuese e grave më të vjetra në këto fshatra nuk kanë të mbaruar as shkollën fillore. Ende ekziston rregulli që dhëndri duhet ta blejë nusen nga i at ii saj. Çmimi i cili paguhet për nusen, momentalisht është nga 3 deri në 4.000 euro.

Dallimi në emancipim mes grave dhe burrave është tejet i madh, kjo shihet me faktin se grat as që flasin gjuhën maqedonase, apo ndonjë gjuhë tjetër veç asaj turke, përçdo ditë i mbajnë veshjet e tyre tradicionale, shfrytëzojnë celularët, udhëtojnë dhe komunikojnë me “botën e jashtme”. Të rinjtë ngasin motoçikleta, me të cilët shkojnë nëpër fshatrat e afërt dhe kalojnë kohën nëpër kafiteri dhe disko-klube. Kohërat megjithatë ndryshojnë.

Sot, edhe vajzat kalojnë nëpër ndryshimet që, gjithsesi e kanë kapluar edhe këtë shoqëri. “Nuk është më sikur ka qenë”, na thotë Jonuz Ali, anëtar i këshillit drejtues të shoqatës joqeveritare “Em”, nga Shtipi i cili po ashtu i takon fisit jurukë. Kjo shoqatë para disa vitesh bëri një hap prej pionieri, e që kishte të bëjë me promovimin e kulturës tradicionale të jurukëve para opinionit maqedonas.
Sekreti ekzotik i Maqedonisë

Në kuadër të programit “traditë e gjallë”, e përkrahur nga fondacioni belg Mbreti Boduen dhe fondacioni shoqëri e hapur Maqedoni, u organizua një ekspozitë e veshjeve, punimeve të dorës, stolive, këngëve dhe valleve tradicionale të jurukëve në Shkup, gjë që i tërhoqi vëmendjen medias dhe qytetarëve.

“Jurukët gjithnjë e më shumë hapen dhe e pranojnë civilizimin modern. Ky process ende nuk është i mbaruar, por se, shumë gjëra kanë ndryshuar, për çka flet edhe fakti se momentalisht në universitetin e Shtipit, studiojnë afër 20 jurukë. Po, kryesisht djem, por gjendet edhe nga ndonjë vajzë. Mendoj se ajo që bëmë ne me ndihmën e programit “Traditë e Gjallë”, si dhe hulumtimet e Elizabeta Koneskës apo fotografit e Robert Jankullovskit, ndihmuan procesin e ndryshimit dhe emancipimit në botën e jurukëve për të cilët sot jemi dëshmitarë vet ne.

Gjithsesi se për këtë ndihmoi edhe përmirësimi i kushteve në të cilët jetojnë tash – në disa vite të fundit janë ndërtuar rrugë drejt fshatrave të jurukëve në male, është venduar rrjeti i ujësjellësit, por interesim gjithnjë e më të madh ka filluar të tregojë edhe Turqia, duke u kujdesur për këtë pakicë të sajën dhe duke financuar projekte të ndryshme”, thotë Jonus Ali.

Ky proces i hapjes, siç duket zhvillohet në dy kahje – bota u nis drejt jurucëve dhe ata u nisën drejt botës. Mirë do ishte sikur lëvizja të barazohej, duke i pranuar përfitimet e civilizimit, ata sërish ja dalin ta ruajnë autenticitetin e tyre dhe të kulturës së tyre dhe të mos e humbin traditën që aq gjatë e ruajtën. Por, për fat të keq, proceset e këtilla të zhvillimit të pa barazuar janë të rralla. Një ditë megjithatë, kjo botë e çuditshme e fshehtë e jurucëve, do del nga hija e vete dhe do përfundojë së qeni ekzotike, fshehtësi e Maqedonisë.

Reportazh i marrë nga Agjencia Informative e Maqedonisë - MIA

Publikuar: 21.02.2013 | 14:57
Lexuar: 546 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime