Sipas strukturës madhore, është evident zmadhimi i dukshëm i numrit të internet shfrytëzuesve tek qytetarët e Maqedonisë të moshës prej 25 deri 34 vjet, si dhe të atyre në mes 35 dhe 44 vjet.
Pesëdhjetë e dy për qind e popullatës së Maqedonisë mbi 15 vjet shfrytëzon internet, tregojnë rezultatet e studimit të Grupacionit GFK.
Krahasuar me vitin e kaluar, internet penetrimi në Maqedoni sivjet shënon rritje për dy për qind, që tregon rritje stabile në shfrytëzimin e internetit.
Studimi i GFK-së sivjet ka evidentuar rritje të shfrytëzimit të internetit nga ana e popullatës femërore, por akoma ka dallim në mes burrave dhe grave në pikëpamje të përdorimit të kësaj medie, gjegjësisht burrat janë shfrytëzues më të numërt të saj.
Sipas strukturës madhore, është evident zmadhimi i dukshëm i numrit të internet shfrytëzuesve tek qytetarët e Maqedonisë të moshës prej 25 deri 34 vjet, si dhe të atyre në mes 35 dhe 44 vjet.
Grupacioni GFK, njëri prej instituteve ndërkombëtar udhëheqës për hulumtim në treg, konkludon se kriza globale ekonomike, kishte ndikim më të vogël në secilin sektor në krahasim me sektoret e tjera ekonomike.