Besimtarë të nderuar,
Derisa përmes ibadetit të haxhit dëshmohet lartësimi ndaj Allahut dhe përkushtimi ndaj Tij, kjo festë të cilën e fillojmë me tekbire, pra duke e lartësuar dhe madhëruar Allahun xh.sh. na mundëson që përmes kurbanit të mësojmë ndjenjën e sensibilizimit me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.
Besimtarët e besimit islam festojnë festën e Kurban Bajramit, festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit.
Me namazin e mëngjesit, e pastaj edhe me namazin e Bajramit fillon festimi treditor, në të cilin respektin ndaj Allahut, myslimanët e shprehin me therrje të kurbanit.
Me këtë festë kurorëzohet haxhi, që është kushti i pestë i islamit, i cili është dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie.
Krytearti i Bashkësisë Fetare Islame Reis ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi me rastin e festës së Kurban Bajramit sot i dërgoi urime qytetarëve të besimit islam.
"Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Allahu i Lartësuar thotë:
Ne vërtet, të dhamë ty shumë të mira. Andaj bën namaz dhe therr kurban për Zotin tënd! (El Keuther.
Të nderuar vëllezër dhe motra
Më paraqet nder i veçantë që me rastin e festës së Kurban Bajramit, në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, tua uroj këtë festë islame, duke iu drejtuar me lutje Mëshirëplotit për ndihmë, mbarësi, shëndet dhe lumturi.
Festa e Kurban Bajramit është kremtim i kryerjes së shtyllës së pestë islame- haxhit që njëherit është tubimi i myslimanëve nga të gjitha anët e botës në vendet e shenjta në mesin e tyre edhe hanxhinjë nga vendi ynë në krye me Reis ul Ulema H.Sulejman ef. Rexhepi.
Kurani Fisnik thotë; Xhamia e parë e ndërtuar për njerëzit është ajo që u ngrit në Bekë, e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimit. Aty ka shenja të qarta, vendi i Ibrahimit dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. (Ali Imran:96,97), andaj, lusim Allahun xh.sh. ti ndihmojë haxhinjtë në kryerjen e obligimeve të caktuara, të përjetojnë dobitë e Qabes, shenjat e qarta dhe sigurinë e garantuar nga Krijuesi i jetës dhe të na kthehen me haxh të pranueshëm.
Besimtarë të nderuar,
Derisa përmes ibadetit të haxhit dëshmohet lartësimi ndaj Allahut dhe përkushtimi ndaj Tij, kjo festë të cilën e fillojmë me tekbire, pra duke e lartësuar dhe madhëruar Allahun xh.sh. na mundëson që përmes kurbanit të mësojmë ndjenjën e sensibilizimit me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.
Allahu xh.sh. përmes Kuranit famëlartë na drejtohet me fjalët:
Thuaj namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun,. (El-Enamë, 162)
Ndërsa në një ajet tjetër thotë:
O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise për ta njohur njëri-tjetrin. Më i ndershmi ndër ju tek Allahu është ai më i devotshmi... (El Huxhuratë:13)
Andaj, besimtarë të nderuar t`i shfrytëzojmë ditët e festës së Kurban Bajramit që t`i zbatojmë porositë e Krijuesit tonë, të njihemi mes veti e jo të urrehemi! T`u japim përparësi dialogjeve e jo dhunës, sepse përdorimi i dhunës është e ndaluar për besimtarët musliman.
E ju që keni mundësi materiale, therrni kurban në emër të Allahut xh.sh. dhe këtë festë bënie edhe më festive përmes zemërgjerësisë, solidaritetit dhe afrimit tuaj, mos lejoni që vëllau, fqiu dhe miku i juaj, jetimi të ndjejnë moskujdesin tuaj. Harroni mospajtimet, pajtohuni, uroni dhe silluni në mënyrë islame, reflektoni nga nuri i imanit tuaj që të arrini pëlqimin dhe shpërblimet e Shpërblyesit të Madhërishëm.
Me këtë rast, i lutemi Allahut xh.sh. që gjithandej ku jetojnë myslimanët dhe mbarë njerëzimi, të lëshojë rahmetin e Tij, ti ndihmojë në progresin e tyre dhe ti mbrojë nga të këqiat e mendjeve të ligëta dhe të mbyllura. T`i mbrojë ata nga sëmundjet e ndryshme qofshin sëmundje shpirtërore apo trupore, të cilat vijnë si rezultat i mospërfilljës së dispozitave kur`anore. Ai është Mbrojtësi dhe Ruajtësi më i mirë.
Urimet të përzemërta u shprehim të gjithë besimtarëve tanë në vend, vëllezërve tanë në rajon dhe më gjërë si dhe mërgimtarëve duke u dëshiruar mirëqenie, disponim të këndshëm dhe kënaqësi gjatë ditëve të festës së Kurban Bajramit e njëherit lusim Allahun xh.sh. që t`i pranojë ibadetet tona, përfshirë edhe therrjen e kurbanëve në emër të Tij.
Gëzuar festën e Kurban Bajramit. Allahu ju bekoftë.
Vesselamu alejkum verahmetullahi ve berekatuhu", thuhet në mesashin e krytarti të BFI-së Reis ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi me rastin e Kurban Bajramit.
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, në mesazhin e tij tha se kjo festë përforcon ndjenjën e humanitetit, solidaritetit dhe mbi të gjitha arrin qëllimin e devotshmërisë ndaj krijuesit fuqiplotë. Lexo në vazhdim mesazhin e plotë të Myftiut të Kosovës....
Postuar: 17:00:58 / 26.11.2009
Të nderuar vëllezër dhe motra!
Nesër është ditë feste, dita e parë e Kurban - Bajramit, e pasnesër festa e Flamurit, ndaj më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, organeve dhe institucioneve të saja, dhe në emrin tim personal, tju uroi për festen e Kurban Bajramit, dhe festen e Flamurit me dëshirat më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj dhe të familjeve tuaja.
Të dashur besimtarë!
Në festën e Kurban - Bajramit njeriu është edhe më afër Zotit, ndaj kush dëshiron të arrijë kënaqësinë e Zotit, duhet mishëruar obligimin me zbatimin e urdhrave të Zotit, me moralin e pranueshëm te Zoti i cili reflektohet nëpërmjet mëshirës, dhembshurisë, drejtësisë,përkushtimit, ndershmërisë faljes, sakrificës e durimit etj. Ndaj me të drejt besimtarit i takon të përpiqet të kryej vepra të mira duke rrezatuar mirësi mes njerëzve.
Allahu xh sh .thotë:
Adhuroni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmeve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqinjit të afërt, ndaj fqinjit të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet. En-nisa-36
Kjo bindje e përkushtuar në këtë ditë feste, shton dhe forcon edhe më shumë ndjenjën e humanitetit, solidaritetit,bamirësisë e mbi të gjitha arrin qëllimin e devotshmërisë ndaj krijuesit Fuqiplotë.
Festen e Kurban - Bajramit duhet kuptuar drejt e mirë, ngase ajo në vete ngërthen vlera e adhurime të cilat ushqejnë shpirtin, pastrojnë zemrën tek besimtari, dhe e përgatisin atë për një bashkëpunim me njëri tjetrin në bamirësi e mëshirë e jo urrejtje e armiqësi.
Me kryerjen e Haxhit dhe prerjen e Kurbanit besimtarët dëshirojnë të jenë të përkushtuar ndaj vullnetit të Krijuesit dhe shfaqin dashurin dhe nevojën e tyre ndaj Zotit.
Allahu xh. sh. thotë Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun
Vëllezër e motra!
Në këto momente festive kur miliona haxhinjë gjenden në rrafshnaltën e Arafatit duke adhuruar Allahun dhe lutur Atë për faljen e mëkateve, unë qytetarë të nderuar ju drejtohem me porosinë:
Ruani vlerat tona fetare e kombëtare, ndihmoni njëri tjetrin, punoni për një të ardhme sa më të mirë të vendit tonë, që interesi i përgjithshëm i vendit të jetë mbi interesat e ngushta personale, shtrini dorën e ndihmës të gjithë atyre që kanë nevojë, se Allahu do të jetë në ndihmën tuaj aq sa ju do të jeni në ndihmën e njëri tjetrit.
Me këtë rast lus Allahun xh.sh. që adhurimet tona të na i pranojë që shpirtrat e zemrat tona ti fisnikërojë, që popullin e vendin tonë ta ruajë nga çdo e ligë. Uroj që në familjet tuaja të ketë në vazhdimësi përkushtim ndaj Allahut, shëndet lumturi, mëshirë e harmoni.
Urime edhe për vëllezërit tanë në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovën Lindore dhe mërgatën tonë.
Pra të gjithëve me fat festa e Kurban - Bajramit dhe festa e Flamurit.
Myftiu i Kosovës
Naim Tërnava