E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Shqipëri dhe Kosovë dhe Maqedoni, sot shënohet 28 Nëntori, Dita e Flamurit. Ministria e Kulturës ka planifikuar për sot një sërë aktivitetesh ndërsa epiqendra e festimit do të jetë dhe qyteti i Vlorës, aty ku më 28 Nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë.
Festohet 28 Nėntori






28 nëntori, dita e flamurit shqiptar u shënua me një sërë aktivitetesh në mbarë vendin. Një ndër to ishte edhe vendosja e skulpturave të periudhës ilire në muzeun e lirisë në Shkup, manifestim ky i organizuar nga komuna e Çairit.

Me këtë rast të pranishmit i përshëndeti kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës Fazli Veliu, i cili theksoi se çështja shqiptare do të vazhdojë të mbrohet edhe nga gjeneratat që vijnë. Në këtë manifestim morën pjesë lideri i BDI Ali Ahmeti, ministra dhe deputetë të kësaj partie, historianë dhe familjarë të dëshmorëve të ish UÇK-së.

“Muzeu i këtushëm është muze i dy shekujve, e lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe i qendrës së Isa Beut dhe Hasan Prishtinës në Shkup, prandaj domethënia e këtushme nuk është vetëm një domethënie statike e një muzeu por edhe një ngjarje të madhe e cila lëvizi Ballkanin dhe Evropën SHBA-n e NATO-n duke u përqendruar te çështja shqiptare. Ashtu siç është çështja shqiptare do të mbrohet me ne dhe gjithë gjeneratat që vijnë”, deklaroi

Fazli Veliu kryetar i SHVL-së. Dita e flamurit u shënua edhe me aktivitete tjera nga partitë politike dhe sektori joqeveritar. Në këtë vazhdë është edhe koncerti i sotëm i lëvizjes “ Zgjohu”, ndërsa Teatri Shqiptar për nder të kësaj dite do të paraqesë shfaqjen “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” bazuar në veprën e Ismail Kadaresë me regji të Dino Mustafiq.

Flamuri

Në Shqipëri dhe Kosovë dhe Maqedoni, sot shënohet 28 Nëntori, Dita e Flamurit. Ministria e Kulturës ka planifikuar për sot një sërë aktivitetesh ndërsa epiqendra e festimit do të jetë dhe qyteti i Vlorës, aty ku më 28 Nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë.

Si çdo vit politika shqiptare do të festojë e ndarë “28 Nëntorin” dhe festën e çlirimit. Përfaqësuesit e së djathtës bashkë me festën e pavarësisë do të festojnë sot dhe festën e çlirimit të Shqipërisë.
Ata në orët e paradites bëjnë homazhe pranë memorialit “Nënë Shqipëri”.

Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, ishin të pranishëm në ceremoninë e organizuar në nderim të Dëshmorëve të Atdheut.

"I uroj shqiptareve për këtë të ditë të madhe, në të cilën rikthejmë në memorie veprën e lavdishme të atdhetarëve që luftuan për mbijetesën e popullit shqiptar", u shpreh Topi.

Kurse kryeministri Berisha duke e vlerësuar 28 Nëntorin, si ditëlindjen e kombit, theksoi se asgjë nuk mund ta errësojë këtë faqe te ndritur të historisë.
Ismail Qemali

"Sot ne kremtojmë ditëlindjen e kombit, kremtojmë heroizmin, luftën, përpjekjen e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore. Jemi më krenarë për historinë tonë, flamurin me të cilin luftuan qindra e mijëra luftëtarë shqiptarë, flamurin për të cilin ranë mijëra djem e vajza", u shpreh Berisha

Kosovë

Dita e Pavarësisë shënohet edhe në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në urimin e tij, theksoi se “kjo ditë shënon festën e shqiptarëve kudo, që çdo 28 Nëntor e kremtojnë me krenari Ditën e Flamurit, që përkon edhe me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë”.

Lëvizja “Vetëvendosje” në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave Shqiptare, do të organizojnë në sheshin “Nënë Tereza” aktivitete të ndryshme për nder të kësaj feste.


Publikuar: 28.11.2009 | 06:41
Lexuar: 2108 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime