E hënë, 21.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

"Shumica e firmave me mbështetje të ekspertëve evropianë me sukses i kanë realizuar qëllimet e parashtruara, rritje të numrit të vendeve të punës dhe konkurrencës më të madhe", tha Orav në fjalim.
Dhjetė milionė euro tė reja nga BE-ja pėr bizneset e vogla

Bashkimi Evropian vazhdon që t'i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Maqedonisë. 2,2 milionë euro të projektuara të shpenzuara përmes projekteve në dy vitet e fundit, siç u vlerësua në konferencën e sotme përfundimtare, u kanë ndihmuar firmave që ta rrisin prodhimtarinë dhe eksportin, si dhe konkurrencën e tregut vendor dhe rajonal.

Duke theksuar se qëllimi është nxitja e rritjes ekonomike dhe kalim drejt ekonomisë së tregut, euroambasadori Avio Orav paralajmëroi 10 milionë euro të reja për bizneset e vogla.

"Shumica e firmave me mbështetje të ekspertëve evropianë me sukses i kanë realizuar qëllimet e parashtruara, rritje të numrit të vendeve të punës dhe konkurrencës më të madhe", tha Orav në fjalim.

Sipas ministrit të Ekonomisë Valon Saraçini, projektet për shërbime afariste-këshillëdhënëse dhe për rritje të ndërmarrjeve u ka siguruar asistim të drejtpërdrejtë të firmave për përmirësimin e biznes performancave të tyre, por edhe zhvillim të aftësive të reja afariste në nivel menaxherial që është shumë me rëndësi për të qenë konkurrent në kushte të ekonomisë së tregut.

"Hulumtimi i tregut, zhvillimi i strategjisë së tregut, brendimi, kërkesa e partnerëve strategjikë, hulumtimi i mundësive eksportuese dhe tërheqja e investitorëve ishin vetëm një pjesë e instruksioneve që i kanë përvetësuar firmat vendore në kuadër të projekteve të BE-së".
Dhjetë milionë euro të reja nga BE-ja për bizneset e vogla
Dhjetë milionë euro të reja nga BE-ja për bizneset e vogla
Dhjetë milionë euro të reja nga BE-ja për bizneset e vogla
Dhjetë milionë euro të reja nga BE-ja për bizneset e vogla

Publikuar: 28.02.2013 | 14:20
Lexuar: 553 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime