Londër, 28 nëntor - E fejuara e George Clooneyt, bukuroshja Elisabetta Canalis është vënë sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë nuk ka aspak lidhje me aktorin holivudian.
Ajo ka udhëtuar drejt Londrës, ku ka qenë i pranishëm edhe futbollisti i Milanit, Clarence Seedorf. Të dy për qëllime të ndryshme. Ajo për një ngjarje mode, ndërsa ai për një konferencë për klimën, por kjo nuk është një alibi e besueshme për Canalis, aq më tepër që ajo numëron disa histori me futbollistë me ngjyrë, si Drogba apo Reginaldo.
Canalis dhe mesfushori Seedorf janë fotografuar nga revista Novella 2000 pasi ata kanë ndarë të njëjtin hotel
në dhoma të ndryshme?