Ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor ndërmjet Ohri 2004 dhe Shkëndijës zhvillohet të mërkurën. Pjesa e dytë e kampionatit do të starton me 27 shkurt 2010.
Përfundoi sezoni vjeshtor i kampionatit 2009/10 në ligën e dytë
Shaban Sinani
Me ndeshjet e javës së 13-të në ligën e dytë ka përfunduar sezoni vjeshtor i kampionatit 2009/10 në ligën e dytë republikane, ku ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për tu zhvilluar, ajo ndërmjet ekipeve Ohri 2004 Shkëndija, ndeshje kjo e cila është caktuar për ditën e mërkurë në stadiumin e fshatit Vellmaj .
Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara të shtunën vendasit ka shënuar 2 fitore, një ndeshje ka përfunduar me barazim ndërsa në tre ndeshje fitues kanë dal mysafirët. Janë shënuar gjithësejt 15 gola.
Drita e Bogovinës si duket nga lodhja e madhe nga ndeshja e së mërkurës kundër Pelisterit, në përballjen kundër Lokomotivës ka pësuar edhe pse në radhët e bogovinasëve kishte një dozë optimizmi se nga Shkupi mund të kthehen kryelartë. Megjithatë Drita edhe pas disfatës me 24 pikë sa ka të tubuara gjendet në pozitën e katërt në renditjen tabelore që është një kapital i mirë për pjesën pranverore të kampionatit .
Neve akoma mbetemi ndër kandidatët më serioz për katër pozitat e para në renditjen tabelore. Në pranverë me siguri do të ketë ndonjë freskim në ekip tha kryetari Aliti.
Nga ndeshjet e tjera që janë zhvilluar të shtunën duhet veçuar barazimin e Bregallnicës në Novaci si dhe fitoren e Skopjes kundër 11 Oktomvrit në Prilep, ndërsa befasia më e madhe është fitorja e Cementarnicës në Strumicë kundër Bellasicës . Napredoku në Kërçovë ka shënuar fitoren më bindëse në këtë xhiro, ndërsa Vëllazërimi i Kërçovës ka dëshmuar përsëri. Ndeshja Ohri 2004 Shkëndija zhvillohet të mërkurën.
Rezultatet: Lokomotiva Drita 2-0, Napredoku Vllaznimi T.L 5-1, 11 Oktomvri Skopje 0-1, Novaci Bregallnica 1-1, Bellasica Cementarnica 1-2, Vëllazërimi Miravci 0-1dhe Ohri - Shkëndija
T A B E L A
1. Shkëndija 12 9 1 2 27-9 28
2. Bregallnica 13 8 3 2 24- 9 27
3. Skopje 13 8 3 2 22-13 27
4. Drita 13 7 3 3 20-15 24
5. Napredoku 13 6 3 4 20-15 21
6. Novaci 13 6 2 5 14-17 20
7. Miravci 13 6 2 5 11-15 20
8. Vllaznimi 13 5 3 5 15-18 18
9. Bellasica 13 5 2 6 15-18 17
10.Lokomotiva 13 4 2 7 15-14 14
11.Cementarnica 13 4 2 7 12-18 14
12. 11Oktomvri 13 3 3 7 17-21 12
13. Ohri 2004 12 2 1 9 11-23 7
14. Vllazërimi 13 1 2 10 9-27 5
Pjesa e dytë e kampionatit do të starton me 27 shkurt- 2010, takohen: Drita Miravci, Vllazrimi Shkëndija, Ohri 2004- Cementranica, Bellasica Bregallnica, Novaci Skopje, 11 Oktomvri - Vllaznimi T.L. Napredoku - Lokomotiva