E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ligji i ri për ndërtim parashikon që brenda dy vjetësh të gjithë qytetarët, të cilët në objektet e tyre nuk kanë fasadë, një gjë të tillë ta bëjnë në afatin e parashikuar ligjor.
Komunat debatojnė rreth Ligjit tė ri pėr ndėrtim












A thua komunat e Maqedonisë do të marrin një pamje evropiane? Ligji i ri për ndërtim parashikon që brenda dy vjetësh të gjithë qytetarët, të cilët në objektet e tyre nuk kanë fasadë, një gjë të tillë ta bëjnë në afatin e parashikuar ligjor.

Të njëjtën duhet ta bëjnë edhe autoritetet komunale, në objektet që janë në pronësi të tyre. Por, mes kryetarëve të komunave ka qëndrime të ndryshme nëse do të mund ky ligj të implementohet në praktikë.

Një pjesë e tyre mendojnë se do të duhen korrigjime të vogla që i njëjti të funksionoj.

“Unë sinqerisht nuk e di se si kjo do të zbatohet, si do të pritet, shumë nga objektet ekzistuese të cilat nuk kanë fasadë, nuk i kanë pronarët në vend. Ata jetojnë jashtë ndërsa shtëpitë i kanë ngritur në fazë të karabinasë dhe i kanë lënë ashtu”, deklaroi Goran Petrov, kryetar i Komunës së Velesit.

Disa vjet më parë me ndihmën e donacioneve të huaja në Veles janë rregulluar fasadat e ndërtesave në rrugën kryesore dhe ndërtesat shumëkatëshe. Ky është një shembull i mirë se si komuna mund të veprojë në mënyrë estetike, që qendra e një qyteti të jetë në nivelin, që do të konsiderohet si reprezentativ, vlerëson Petrov. Por, sa komunat më të vogla apo më të varfra mund të financiarisht t’i përballojnë zgjidhjet e reja ligjore

“Kjo nuk është zgjidhja më e mirë në ligj, sepse fasadat vinë në fund të ndërtimit, atëherë fuqia financiare e investuesit është shumë më e vogël. Unë mendoj se në qoftë se investitorët janë të detyruar për të ndërtuar fasadat, ata do të përpiqen në çdo mënyrë për ta bërë atë vetëm për t’iu shmangur dënimeve. Atëherë do ta humbim cilësinë dhe do të kemi fasade të shëmtuara”, tha Skënder Palloshi, shef i urbanizmit në komunën e Tetovës.

Nëse pronarët e shtëpive dhe ndërtesave të banimit brenda dy viteve, nuk venë fasadë do të gjobiten prej 100 - 3000 euro. Në qoftë se ndërtimi nuk është përfunduar katër vjet, nga data e marrjes së miratimit për ndërtim, dënimet shkojnë nga 3 deri më 9 mijë euro.

Publikuar: 29.11.2009 | 21:23
Lexuar: 1104 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime