E mërkurë, 30.07.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këshillin iniciues për formimin e klubit e përbënin rofesorët:Rrahman Alija, Sami Murati, Sherif Sherifi, Neim Rexhepi, Bejtulla Idrizi, Mexhait Ameti, Ridvan Memedi, Nusri Jakupi, Vait Mustafa,dhe Enver Alii, bashkëpronar i firmës “ VILAN “ nga Saraji
Themelohet  KA  “Liria”  nė  Saraj
Komuna e Sarajit me klub të atletikës








Me iniciativën e profesorit të edukatës fizike Rrahman Alija dhe kolegëve të tij nga Sh.F. “ Bajram Shabani “ në Kondova, themelohet klubi i atetikës “Liria” në Saraj.

Këshillin iniciues për formimin e klubit e përbënin rofesorët:Rrahman Alija, Sami Murati, Sherif Sherifi, Neim Rexhepi, Bejtulla Idrizi, Mexhait Ameti, Ridvan Memedi, Nusri Jakupi, Vait Mustafa,dhe Enver Alii, bashkëpronar i firmës “ VILAN “ nga Saraji.

Gjatë iniciativës për themelimin e këtij klubi, mbështetje të madhe ka pasur edhe nga Komuna e Çairit dhe kryetari i saj Izet Mexheti. Themelimi i KA “Liria” është si rezultat e talenteve të shumtë që ka në këtë komunë dhe komunat tjera të Shkupit, kur dihet se disa nga këto talent në dy vitet e fundit kanë dëshmuar rezultate të jashtëzakonshme si anëtar të KA Studenti të Tetovës dhe KS “Skok” nga Kumanova .

“Ishte momenti i duhur që për këta talent të atletikës të themelojmë klubin tonë , pasi kështu me çka edhe mundi ynë do të rezultonte me sukses në afirmimin e komunës tonë” tha njëri ndër iniciatorët kryesor për themelimin e KA Liria. Klubi tani më është i regjistruar në Regjistrin Qendror dhe ka aplikuar në Federatën e Atletikës të Maqedonisë për tu bërë pjesë dhe me të drejta të barabarta me klubet tjera.

Klubi Atletikës “Liria” nga Saraji do të drejtohet nga Rrahman Alija-kryetar, Neim Rexhepi, Sami Murati dhe Sherif Sherifi-anëtar. Këshilli mbikëqyrës përbehet nga Enver Alii, Ridvan Memedi dhe Mexhait Ameti.
Prioritet i drejtuesve të klubit të ri është që të punën në përgatitjen e talenteve si Valbona Selimi Sermedie Latifi, Xheneta Shabani dhe të tjerë të cilat janë edhe kandidate potenciale për L. Olimpike që do të mbahen në Londër në 2012.
Klubi i atletikës “Liria” aktualisht është duke stërvitur tre herë në javë dhe atë në sallën e Sh. F. “ Bajram Shabani “ në Kondovë.
Me themelimin e këtij klubi të atletikes tanë janë tre klube shqiptare si KA Studenti Tetovë, KA Drimi – Strugë dhe tani KA Liria në Saraj.

Publikuar: 29.11.2009 | 09:21
Lexuar: 2442 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Berat (28/04/2010 03:21:18) Ma i miri klub----K.A "LIRIA" pershendetje

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime