Renova edhe pas javës së 15-të në elitën e futbollit të maqednisë kryeson në tabelë me 36 pikë , tani me 5 pikë diferenc kundrejtë ekipit të dytë Rabotniçkit nga Shkupi që ka 31 pikë dhe 11 pikë kundrejtë ekipit të tretë Pelisterit të Manastirit që ka vetëm 25 pikë.
Zhvillohet java e 15 e ligës së parë
Të dielën u zhvilluan ndeshjet e javës së 15 në ligën e parë ku janë zhvilluar vetëm katër ndeshje, ndërsa për shkak të bojkotit definitiv të makedonija Gj.P dhe Skllogës dy ndeshje nuk ajnë zhvillura
Pra nga java e 15-të Liga e parë futollistike e Maqedonisë do të jetë me 10 skuadra pasi kampionët aktual Makedonija Gj.P dhe Slloga Jugomagnati, kanë ngrurë aktivitetet e veta. Sipas Nenit 56 pika 5, të Rregullores për gara të FFM-së, kampionët në fuqi Makedonija Gj.P dhe pëllumbat pezullohen nga garat dhe në sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën Komunale.
Kjo është hera e parë në historinë e futbollit vendor që dy skuadra të pezullohen nga kampionati dhe do të ketë proces për kryetarët e dy klubeve. Për një gjë të tillë do të vendosë, Komisari i Disiplinës pranë FFM-së, Zedi Saliu.
Në ndeshjet e zhvilluara në Shkup, Vardari dhe Renova në Shkup u ndanë me barazimin 1:1. Golin për Vardari e ka shënua Stupiq, ndërsa Besart Iraimi ishte autor i golit për ekipin Renova Në takimet tjera fitore si vendas arritën të shënojnë Pelisteri ndaj Rabotniçkit me rezultatin 1:0 , Horizont Turnova ndaj Milanos me rezultatin 3:1, si dhe Metalurgu kundër Sileksit.
Pra Renova edhe pas javës së 15-të në elitën e futbollit të maqednisë kryeson në tabelë me 36 pikë , tani me 5 pikë diferenc kundrejtë ekipit të dytë Rabotniçkit nga Shkupi që ka 31 pikë dhe 11 pikë kundrejtë ekipit të tretë Pelisterit të Manastirit që ka vetëm 25 pikë.
Në ndeshjene radhës që do të zhvillohet me datën 6 dhjetor, ditën e diele Renova përballet me Pelisterin dhe ate në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe me fitore eventuale do të riste epërsinë kundrejtë rivalëve të vetë.
Rezultatet:
Vardari Renova 1-1.
Makedonija Gj.P Pobeda nuk u zhvilluan,
Teteksi Slloga J nuk u zhvilluan,
Sileksi Metalurgu 0-1,
H.Turnova - Milano 3-1,
Pelisteri Rabotniçki 1-0
Tabelën tani e kryeson Renova me 36 pikë para Rabotniçkit që ka 31 dhe Pelsiterit me 25 pikë.