"Me rëndësi është që zgjidhje të kemi dhe ne do përpiqemi që sa ma parë kjo çështje edhe të mbyllet. Me rëndësi është që njerëzit të kenë trajtim, kjo është e rëndësishme për ne. Tani sa u takon statusit, kjo është një çështje që mund të diskutohet, para 150 viteve ka ndodh lufta qytetare në Amerikë edhe sot e kësaj dite kanë problem veriu me jugun, e jo më ne këtu popujt e Ballkanit", thotë Ali Ahmeti, lider i BDI.
Me rëndësi është që të ketë zgjidhje dhe trajtim për të prekurit në konfliktin e vitit 2001 ndërsa statusi i ish pjesëtarëve të UÇK-së, është çështje e cila duhet diskutuar. Kështu u shpreh lideri i BDI Ali Ahmeti në pyetjen nëse do të ketë apo jo të drejta të posaçme për këtë kategori qytetarësh, pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në konfliktin e vitit 2001. Nga ana tjetër kryeministri Gruevski dhe zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale disa herë kanë mohuar të ketë të drejta të posaçme për këtë kategori.
"Me rëndësi është që zgjidhje të kemi dhe ne do përpiqemi që sa ma parë kjo çështje edhe të mbyllet. Me rëndësi është që njerëzit të kenë trajtim, kjo është e rëndësishme për ne. Tani sa u takon statusit, kjo është një çështje që mund të diskutohet, para 150 viteve ka ndodh lufta qytetare në Amerikë edhe sot e kësaj dite kanë problem veriu me jugun, e jo më ne këtu popujt e Ballkanit", thotë Ali Ahmeti, lider i BDI.
Grupe pune në ministri nuk ekzistojnë, nuk përgatitet ligj i posaçëm kështu që në kuadër të buxhetit aktual ato janë fonde të parashikuara për realizimin e të drejtës të përcaktuar me ligjet ekzistuese në ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe realizim i të drejtave nga të gjitha kategoritë, tha para një jave Spiro Ristevski, zëvendësministri Punës dhe Politikës Sociale.
Nga ana tjetër DR kërkon zgjidhjen e kësaj çështje. Sipas kësaj partie, ky problem disa vjeçar, nuk mund të zgjidhet vetëm me fjalë dhe premtime të bukura.
"Është e palogjikshme për mua dy partnerë qeveritarë VMRO-DPMNE dhe BDI për një çështje të njejtë të kenë qëndrime diametralisht të kundërta dhe krejtësisht të kundërta. Besoj se koha është aq shumë e shkurtë sa që nuk lenë manevra dhe mashtrime politike, është një fjalë popullore se rrena i ka këmbët e shkurtra, muaji i 12 do të kalon, por unë dëshiroj që kjo çështje të zgjidhet, përkujtoi Imer Selmani, kryetar i DR-së.
Në deklaratat e dhëna deri më tani rreth zgjidhjes së kësaj çështje partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI ishin shumë kontradiktorë. Përderisa për BDI ekzistojnë grupe pune, VMRO-DPMNE mohon në mënyrë kategorike këtë fakt. Përderisa nga partia e Ahmetit theksojnë se do të ketë të drejta të posaçme për këtë kategori, vetë kryeministri Gruevski ka mohuar një gjë të tillë. Ndërsa në Buxhetin e vitit 2010, nuk janë paraparë kurrfarë mjetesh për zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. /Gjyltene Rexhallari/