E enjte, 23.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Unë nuk i njoh ata dy bashkëbisedues të cilët ashpër i sulmuan Menduh Thaçin dhe Ali Aliun dhe nuk mund të gjykoj për kapacitetin e tyre si "intelektualë". Dëgjova se bëhet fjalë për personalitete kontroverse, por kjo, në fund të fundit, fare nuk është e rëndësishme.
Atdheu im ėshtė i bukur, por shteti im ėshtė i keq








Branko GEROSKI

Ma merr mendja se të gjithë e keni përcjellë klipin famoz që zgjat 8.5 minuta e ku paraqiten Menduh Thaçi dhe profesor Ali Aliu, i cili u realizua në TV Klan (Tiranë), në të cilin dy "intelektualë" lokal mysafirët nga Maqedonia jo që i lanë pa koment, por edhe nuk u lejuan ta hapin gojën. Nëse e kam kuptuar mirë, emisioni ka zgjatur një orë e gjysmë dhe supozoj se makineria propaganduese e Nikolla Gruevskit i ka zgjedhur dhe përkthyer deklaratat më interesante në dobi të spin -tezës së tij se në Tiranë, ja, ka "intelektualë të vërtetë", të cilët kanë guxim t'i thonë Thaçit se duhet ta dojë shtetin vet dhe jo me të të luftojë, të ngacmohet dhe ta përbuzë.

Unë nuk i njoh ata dy bashkëbisedues të cilët ashpër i sulmuan Menduh Thaçin dhe Ali Aliun dhe nuk mund të gjykoj për kapacitetin e tyre si "intelektualë". Dëgjova se bëhet fjalë për personalitete kontroverse, por kjo, në fund të fundit, fare nuk është e rëndësishme. Nga ana tjetër, nuk e kam ndërmend t'i mbroj Thaçin dhe Aliun dhe të aktroj se jam "shiptar" dhe "planinc" më i madh se ju, të nderuar lexues, siç ju emëron akademik Bllazhe Ristovski. Dua vetëm që publikisht ta kundërshtoj tezën se secili prej nesh, pa kushte, do të duhet ta dojë shtetin e vet. Kjo tezë është e vjetër, i ka kaluar afati, është tezë marksiste-leniniste, dogmatike dhe kuptohet nuk përkon me realitetin në të cilin jetojmë.

Thaçi, Aliu dhe shqiptarët nuk janë të vetmit në këtë vend të cilët jo shumë e duan shtetin e tyre. Të tillë janë edhe maqedonasit. Një hulumtim respektabil i opinionit publik në vendet ballkanike tregoi se maqedonasit, nëse u tregohet rasti, me të madhe do të largoheshin nga atdheu i tyre. Hulumtimi njëkohësisht tregoi se mundësitë e kroatëve, për shembull, për ta lëshuar vendin e tyre (kanë shumë familjarë dhe miq në shtetet e ndryshme, të cilët mund t'u ndihmojnë) janë shumë më të mëdha se të maqedonasve. Po, nga kush maqedonasit janë të pakënaqur? Nga malet? Nga lumenj e liqet? Nga ajri? Nga klima dhe ushqimi? Jo, kuptohet, ata janë të pakënaqur nga shteti i tyre.

Pos hulumtimit të opinionit publik, ka edhe shumë shembuj konkret që tregojnë se maqedonasit nuk janë në dashuri të madhe me shtetin e vet. Edhe maqedonasit si shqiptarët shmangen për të paguar tatime dhe kontribute. Kam dëgjuar se diçka e tillë në Danimarkë as që mund të paramendohet dhe se çdo danez e lajmëron fqinjin nëse kupton se ka fshehur tatimin. Maqedonasit nuk duan t'i paguajnë dënimet, sepse shteti i dënon në mënyrë drakonike. Dikur, kur të gjithë shkonim për të shërbyer në ushtri, maqedonasit shumë më tepër se shqiptarët i shmangeshin këtij obligimi e kështu me radhë.

Unë mendoj se e gjithë kjo nuk është normale. Duhet atdheu. Duhet vendlindja. Duhet lumi dhe mali. Unë e dua Maqedoninë, vendlindjen time, Gostivarin, Treskën dhe Matkën, por edhe Ohrin. Por, sinqerisht t'ju them se nuk mendoj mirë për shtetin tim. Pse? Sepse mendoj se nuk është e domosdoshme të krijoj marrëdhënie emocionale ndaj një organizmi që quhet shtet, në të cilin ka ushtri, polici, administratë shtetërore, gjykatë, ndërtesa, vetura zyrtare dhe gjithçka tjetër. Nuk e dua shtetin tim, sepse nuk është demokratik, sepse është e madhe dhe shtrenjtë për atdheun tim dhe për këtë popull të varfër. Dhe, ajo që është ndoshta më e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se edhe ai (shteti) nuk më do mua.
Branko GEROSKI

Nuk them se nuk është e vërtetë se ai ju do më pak se mua për faktin se jeni shqiptarë. Po, në këtë drejtim ka se çka të thuhet, por le të më lejohet që kësaj radhe të përdori argumente, në të cilat nuk do ta theksoj prejardhjen tonë etnike - maqedonase timen dhe shqiptare tuajën. Shteti im nuk më do, sepse kërkon që policia ta mbrojë prej meje, por jo edhe mua nga ai. Shteti im kërkon që ta paguaj për të, por nuk ma kthen atë që duhet. Shteti im për disa është nënë, e për disa njerkë. Ajo është e rregulluar në atë formë që në pushtet të arrihet me forcë, manipulim, korrupsion dhe gënjeshtra. Me një fjalë, atdheu im, Maqedonia, është i bukur, por shteti im, Maqedonia, është e keqe.

Të gjithë ne këtë e dimë. Kemi parë shumë shtete më të bukura se ky i yni. Kur e krijuam ose thënë më mirë, kur e ndamë nga ish Jugosllavia, trashëguam edhe punë të mira, por edhe të këqija. Trashëguam diskriminim të ashpër të pakicave, i cili, të jem i sinqertë, shkaktoi urrejtje të madhe mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo ndjenjë është abstrakte, por e fortë. Unë, për shembull, nuk njoh maqedonas që mund të hartojë një listë me emrat e dhjetë shqiptarëve që i urren. Përkundrazi, mesiguri do t'i numërojë disa miq. Por, nga ana tjetër, i urren shqiptarët abstrakt, përkatësisht "të gjithë" shqiptarët. Dhe anasjelltas, gjithsesi.

Me fjalë të tjera, krijuam një shtet të atillë që na detyron të urrehemi në mënyrë abstrakte, edhe pse në përditshmërinë konkrete nuk mund t'i shmangim ndjenjat ndaj njerëzve konkret, që në të shumtën e rasteve janë pozitive, sepse njerëzit, sipas natyrës, janë qenie që duhen, respektohen dhe ndihmohen. Shteti ynë punon kundër asaj që është njerëzore në gjithë ne dhe prandaj duhet ta zbukurojmë dhe ta bëjmë më të mirë nëse mendojmë se duhet ta duam dhe me të të identifikohemi. Ne, më të vjetrit, e dimë se duket kjo. Edhe Jugosllavia Socialiste për dikë ishte nënë, e për dikë njerkë (shqiptarët këtë më së miri e dinë), por për shumë çka ishte shtet serioz, i rregulluar dhe liberal, me të cilin të gjithë identifikoheshim. Me krenari i mbanin pasaportat e kuq dhe anonim për reprezentacionet e tij sportive.

Republika e Maqedonisë, fatkeqësisht, ende nuk është shtet i tillë. Nuk është shtet që meriton të duhet shumë. Sikur në vend të Thaçit dhe Aliut të ishin dikush tjetër, për shembull Ali Ahmeti e Kim Mehmet, ata dy "intelektual" shqiptarë, do t'i akuzonin njësoj. Edhe mua do t' më akuzonin. Por, unë do t'u kisha thënë se edhe Shqipëri ka individë që nuk e duan shtetin e tyre. Bile, mendoj se ka më shumë se te ne.

Por, shpresoj, se ka diçka për të cilën të gjithë do të pajtoheshim - nëse mendojmë se shteti mund të bëhet objekt i emocioneve tona, atëherë duhet të kuptojmë se dashuria nuk është dashuri nëse është e verbër. Ju thash se unë jam i dashuruar në Treskën e Matkës. Shëtis pranë saj, hedh grepin për ta kapur ndonjë peshk dhe e dua për çdo ditë. Po, pikërisht ditëve të fundit Treska nuk është lum që ta duash- është turbulluar, niveli i ujit ka zbritur deri në gjunjë dhe i ngjan një moçali. Por, unë prapëseprapë e dua dhe pres që t'i kthehet pamja e mëparshme, siç ishte apo siç duhet të jetë.

Publikuar: 30.11.2009 | 18:47
Lexuar: 4600 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
rineta (15/02/2010 22:14:47) shumm shumm mir
gila (07/05/2010 02:06:40) hahahah cfare te dhena ku ka me te mire se menduh tha****lockkk
samire (06/12/2010 22:37:03) cvetan dimov19\3
lindora (31/01/2011 15:12:27) locki
albina (22/11/2011 13:53:42) atdheu im me pelqen
isra (28/11/2011 16:51:15) atdheu im eshte shum i bukur une shum e dua sepse eshte vendlindja ime une atdheun shum e dua sepse aty kan jetuar stergjyshet e mi une aty
kam folur gjuhen time!
atdhe im eshte i bukur sidomos ne vere atdheu im ne vere eshte veshur me rroba te gjelberta dhe eshte gjithandej i lulezuar kur lumi gurgullon zoqt kendojn kengen e tyra si per fund dua te them qe po shkruaj per atdheun eshte nje knaqesi e madhe per nje nxenese
bujar (24/03/2013 21:44:51) po e sakte
amine (10/05/2013 09:26:12) ishte shum e bukur atdheu im
lila (17/11/2013 22:01:08) shume i bukur eshte atdheu im...................
atheu im eshte vendi ku u linda
lila (17/11/2013 22:02:09) shume i bukur eshte atdheu im...................
atheu im eshte vendi ku u linda:p
idriz (03/12/2013 20:06:15) atdheu eshte ku linda une dhe gjyshit dhe stergjyshit

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime