Kërkesat për sistemim në shtëpitë e të moshuarve gjatë këtij viti janë shtuar në masë krahasuar me vitet e shkuara. Ndërkohë mungesa e kapaciteteve për pritjen e tyre ka çuar në vendosjen e kritereve të pranimit për strehimin e kësaj kategorie pranë azileve, që administrohen nga shteti.
Mungesa e kapaciteteve, vendosen kriteret e pranimit sipas kategorive
Kërkesat për sistemim në shtëpitë e të moshuarve gjatë këtij viti janë shtuar në masë krahasuar me vitet e shkuara. Ndërkohë mungesa e kapaciteteve për pritjen e tyre ka çuar në vendosjen e kritereve të pranimit për strehimin e kësaj kategorie pranë azileve, që administrohen nga shteti. Kështu, është përcaktuar që për kriteret e pranimit në qendrat rezidenciale, në qendër të vëmendjes do të jenë të moshuarit më të margjinalizuar të shoqërisë, çka nënkupton ato kategori që janë më të vetmuar, pa strehim, pa përkujdesje e me probleme shëndetësore. Kërkesat e depozituara pranë shtëpive përkatëse tregojnë se janë të shumtë personat që kërkojnë strehim pranë azileve, ndonëse kanë të afërm që mund ti mbajnë shumë mirë. Statistikat e publikuara nga Shërbimi Social Shtetëror tregojnë se në muajt janarkorrik 2008 janë të shtuar si klientë të rinj 27 moshuar, janë transferuar 6 moshuar, kanë vdekur 11 dhe janë kthyer pranë familjeve biologjike 2 moshuar. Lidhur me këto lëvizje specialistët e SHSSH-së theksojnë se është e domosdoshme nevoja për trajnime të vazhdueshme të personelit në drejtim të fushës së geriartrisë, pasi në përputhje me standardet lind nevoja për shtime kapacitetesh institucionale. Procedurë kjo që duhet të kryhet në bashkëpunim dhe me pushtetin lokal, si aktor kryesor për menaxhimin e tyre, në kuadër të decentralizimit të shërbimeve sociale.
Strehimet
Aktualisht në të gjithë vendin ofrohen shërbime sociale në ndihmë të klientëve dhe shtresave në nevojë, si: fëmijë jetimë socialë, biologjikë, të moshuar të braktisur, të vetmuar, fëmijë me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike , në 26 institucione të shpërndara në të gjitha rrethet. Për të moshuarit ofrohen shërbime publike në pesë azile. Aktualisht shërbim i ofruar nga shteti jepet në 5 shtëpitë e të moshuarve, konkretisht në Tiranë, Kavajë, Fier, Shkodër dhe Gjirokastër, ku trajtohen përkatësisht 19, 57, 54, 60 dhe 50 persona. Ndërsa në qendrat ditore në Kamëz dhe Sarandë trajtohen përkatësisht 35 dhe 40 të moshuar. Në total numri i të moshuarve që trajtohen në institucionet publike të përkujdesit është 310, prej të cilëve 136 derdhin pension, 94 janë pa pension, 103 prej tyre janë të moshuar që rezultojnë më familje dhe 137 janë të vetëm, d.m.th. pa familje. Për kategoritë që nuk përfitojnë pension jepen pagesa të caktuara mujore që shërbejnë për mbulimin e nevojave të tyre. Pranë qendrave jopublike rezultojnë të jenë të strehuar rreth 105 persona si dhe një kategori tjetër marrin shërbime pranë qendrave ditore.
Shërbimet private
Përkundrejt këtyre kërkesave të shumta në vendin tonë operojnë dhe ofruesit e shërbimeve sociale private, me pagesa të caktuara për moshat e treta. Megjithatë, ky lloj shërbimi, sipas specialistëve të SHSSH-së, është ende në fillimet e tij. Shërbimi privat për strehimin e moshës së tretë ofrohet në qendrën social-shëndetësore Joshua Center, mbështetur nga donatorë të huaj, e cila ka një kapacitet prej 25 të moshuari. Në këtë qendër pranohen të moshuar me pagesë, që normalisht varion nga 300-400 euro në muaj. Ndërkaq veç shërbimeve të sipërpërmendura të moshuarve u vijnë në ndihmë dhe shërbimet social-komunitare të ofruara nga projekti i Bankës Botërore, të cilat janë në varësi, menaxhim dhe administrim të pushtetit vendor, si dhe konsistojnë në ofrimin e asistencës ditore për ata persona që jetojnë të vetmuar, por nuk janë të strehuar në qendrat e azileve.
Kushtet e jetesës për moshën e tretë
Rriten kuotat financiare për ushqimin e pagesat mujore
Për të përmirësuar kushtet e jetesës së moshës së tretë e veçanërisht të atyre që strehohen pranë qendrave sociale dhe shtëpive të posaçme, po shihet mundësia e ndryshimit të tipologjisë së shërbime sociale që ofrohen për ta, ku prioritet do të jenë rritja e trajtimit financiar ndaj këtyre të fundit. Aktualisht është bërë rritja e kuotës financiare për ushqimin që duhet të marrë çdo moshuar në qendrat përkatëse. Menaxhuesit e këtyre shërbimeve pohojnë se janë bërë ndryshime në nivelin e kushteve të jetesës, të cilësisë së ushqimit, higjienës dhe kushteve të banimit, duke i përmirësuar ato vazhdimisht. Konkretisht flitet për rritjen e kuotës ushqimore për të moshuarit, që ka lëvizur nga 180 në 230 lekë në ditë. Paralelisht me këtë ndryshim është rritur edhe kuota e përfitimit të pagesës cash mujore në dorë në 50 për qind të pensionit që marrin të moshuarit. Ndërsa të moshuarve që nuk marrin pension u është akorduar një shume 4000 lekë për shpenzime mujore. Ndryshime këto të cilat synojnë që kushtet në institucionet e përkujdesit social të jenë sa më afër familjes për këtë kategori klientësh. Njëkohësisht me ndryshimet e reja që do të bëhen synohet që standardet të sjellin një këndvështrim të ri për shërbimet dhe klientin në tri aspekte: së pari, në përmirësimin e cilësisë së jetës së klientëve e jo thjesht nevojave materiale për ushqim, veshmbathje e akomodim; së dyti, zbatimin e parimeve dhe vlerave të përkujdesit social; se treti, në zhvillimin e klientit nxitjen e pjesëmarrjes, përmbushjen e nevojave materiale dhe emocionale, respektimin e dinjitetit të të moshuarve dhe integrimin e tyre social.
3 10 është numri i personave që trajtohen në institucionet publike
103 prej tyre janë të moshuar që rezultojnë me familje për ti mbajtur
105 të moshuar të tjerë strehohen pranë institucioneve jopublike
50 të moshuar marrin shërbimet pranë qendrave ditore
137 rezultojnë të jenë të vetëm pa asnjë familjar që mund ti strehojë
136 prej të moshuarve të strehuar në azil kanë të drejtë të marrin pension
94 prej të moshuarve nuk gëzojnë të drejtën e marrjes së pensionit
27 klientë të rinj u janë shtuar azileve në periudhën janarkorrik 2008
300-400 euro është pagesa për strehim në azilet private
PRANVERA KOLA, Metropol