E enjte, 9.09.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aktivitetet janë në kuadër të Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë dhe CERN-it për bashkëpunim shkencor dhe teknik në sferën e fizikës të grimcave elementare, të nënshkruar midis kryeministrit Nikolla Gruevski dhe drejtorit të përgjithshëm i CERN-it, Rolf-Diter Hoer.
Zyrė pėr lidhje me CERN-in nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės


Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) është formuar Zyrë për lidhje me Organizatës evropiane për hulumtimet bërthamore CERN, ndërsa ministri Nikolla Todorov emëroi ekip ekspertësh për organizim të aktiviteteve për realizim të programit për bashkëpunim.

Siç njoftoi MASH-i, aktivitetet janë në kuadër të Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë dhe CERN-it për bashkëpunim shkencor dhe teknik në sferën e fizikës të grimcave elementare, të nënshkruar midis kryeministrit Nikolla Gruevski dhe drejtorit të përgjithshëm i CERN-it, Rolf-Diter Hoer.

"Gjatë fazës fillestare do të realizohen disa aktivitete, siç është zgjedhja e studentëve për pjesëmarrje në programin veror akademik të CERN-it për vitin 2010, qëndrim studimor i mësimdhënësve në CERN, si dhe udhëtim i shkencëtarëve dhe inxhinierëve për pjesëmarrje në programet eksperimentale të CERN-it, duke e përfshirë programin kompjuterik GRID", njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në fazën e dytë, e cila do të fillojë në mars të vitit 2010, janë planifikuar aktivitete për theelimin e agjencisë qeveritare me qëllim të pjesëmarrjes më të zgjeruar të Republikës së Maqedonisë në programin për hulumtime avancuese shkencore të CERN-it, në bashkëpunim me ministritë kompetente

Publikuar: 30.11.2009 | 21:10
Lexuar: 318 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime