Kurban Bajrami është festë fetare islame, kur besimtarët myslimanë të kamur flijojnë kurbane në emër të Allahut duke dhuruar mishin të varfërve. Kurbani është simbol i devotshmërisë, nënshtrueshmërisë dhe dorëzimit ndaj Allahut të Madhërishëm.
Çmimi i bagëtisë në tegjet e vendit ka rënë në krahasim më vitin e kaluar, por tregëtarët ankohen se kriza ekonomike ndikon që shitja të jetë më e ulët.
Kurban Bajrami është festë fetare islame, kur besimtarët myslimanë të kamur flijojnë kurbane në emër të Allahut duke dhuruar mishin të varfërve.
Në të gjitha tregjet e kafshëve besimatërët mysliman kanë shkuar për të blerë Kurban. Frekuentimi i tyre ishte i madhe por kriza financiare ka detyruar ata që të mendohen se çfarë u lejon xhepi të blejnë. Shitësit nga ana tjeter ankohen se në krahasim me vitet e kaluar shitja e bagëtisë në pragë të festës së Kurban bajramit shënon ulje.
Edhe sot tregu i kafshëve është i mbushur përplot, për këta njerëz edhe sot është ditë pune. Ata thonë se për hirë të festës së Kurban Bajramit kanë dale në treg, visitor ka plotë, por blerës shumë pak
)
"Çmimi I tjerave vite ka qenë më I mire edhe ma shumë kërkesa ka pas se sivjet. Ka dash 200 euro, ka 130 euro, ka 100 euro
90 euro ka, varet", thotë një qytetarë.
Një qytetarë tjetër thotë se blerësit kërkojnë më tepër mështjerra, lopë, dema. "Këto shiten më mire, më shumë dema marrin. Sivjet është çmimi më I lartë prej viteve tjera dhe nuk ka blerës siku motet tjera", shton ai.
"Prej vitit kaluar, më lire është sivjet, vjet pak ma mire kanë shuar kurbanat, sivjet shumë dobët është, shumë dobët", ankohet një tregëtarë.
Kurbani është simbol i devotshmërisë, nënshtrueshmërisë dhe dorëzimit ndaj Allahut të Madhërishëm. Në kët drejtim teologët sqarojnë se besimtarët duhet të jenë të kujdeshëm dhe theksojne se vlera e Kurbanit arrihet vetëm nëse ai therret pas faljes së namazit të Bajramit e jo me heret, ose nje dite para.
"Kurbani theret në ditën e Bajramit pasi që të lindë dielli dhe të falet Bajrami, pastaj prehet kurbani. Nëse prehet një ditë përpara, ditën e arifes nuk konsiderohet kurban, ajo konsiderohet një therje apo një sadaka prej sadakajeve nuk e merr emrin kurban edhe për këtë I këshillojë të myslimanët të cilët e kanë nijet të therin kurban për veti, le ta bëjnë atë pasi të falet Bajrami", thotë hoxhë dhulkarnejn Ramadani.
Krahas gjitha dimensioneve tjera, kurbani ka edhe dimensionin social. Gjegjësisht, është dëshmi e preokupimit të njerëzve për njëri-tjetrin. Me këtë bëhet edukimi i shpirtit të njeriut dhe afirmimi i tij, njëkohësisht është edhe ngadhënjim mbi egoizmin. Me të del në skenë humanizmi dhe solidariteti.
Valmir Kuçi, Alsat-M