E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtij aktiviteti që filloi në orën e hershme të mëngjesit të ditës së shtunë (28.11.2009) i janë bashkangjitur me dhjetëra marshues në mesin e tyre edhe student nga Universiteti ynë dhe është organizuar në relacionin Tetovë-Sellcë-Guri i Kuq. Shoqatës së malorëve i është bashkuar edhe Shoqata e arsimtarëve të edukatës fizike” Mens Sana In Corpore Sano”.
Studentėt e USHT-sė, morėn pjesė nė Marshin e Nėntorit












Me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, Studentë të Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së morën pjesë në Marshin e Nëntorit organizuar nga shoqata e malorëve” Sytë e Sharrit”

Këtij aktiviteti që filloi në orën e hershme të mëngjesit të ditës së shtunë (28.11.2009) i janë bashkangjitur me dhjetëra marshues në mesin e tyre edhe student nga Universiteti ynë dhe është organizuar në relacionin Tetovë-Sellcë-Guri i Kuq. Shoqatës së malorëve i është bashkuar edhe Shoqata e arsimtarëve të edukatës fizike” Mens Sana In Corpore Sano”.

Kryetari i kësaj shoqate Dr. Sc. Vullnet Ameti ka përgëzuar organizatorët e Marshit të Nëntorit, dhe është shprehur se përkujtimi i festave kombëtare dhe aktivitete tjera që begatojnë jetën kulturore dhe sportive, çdo herë do të mbështeten nga anëtarët e Shoqatës së arsimtarëve të edukatës fizike.

Pas arritjes në majën e Gurit të Kuq që ndodhet në lartësinë mbidetare prej 1830 metra, nga banorët e fshatit Sellcë për marshuesit është organizuar drekë me ushqime tradicionale vendase.

Përndryshe Shoqata e maloreve “ Sytë e Sharrit” edhe në të kaluarën ka organizuar aktivitet nga më të ndryshmet dhe Marshi i Nëntorit realizohet për të shtatën herë me radhë.

Studentë dhe profesor të USHT-së në Marshin e Nëntorit
Studentë dhe profesor të USHT-së në Marshin e Nëntorit

Publikuar: 01.12.2009 | 02:20
Lexuar: 1008 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime