E premte, 31.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dëshirë për bukuri natyrale? Zgjidh kozmetikën që bën për ty. Për të pasur produkte pa konservantë dhe kimikate, zgjidhja më e mire është të përdorësh thjesht produktet që ke në shtëpi për një trajtim efikas, por edhe ekonomik
Fytyrė, trup dhe flokė: zbulo recetat tona









Fytyrë, trup dhe flokë: zbulo recetat tona, që mund të realizohen në kushtet e shtëpisë. Për të qenë e bukur natyralisht!

Maska pastruese ekologjike

Lëkurë e yndyrshme duhet të trajtohet me delikatesë, për të mos e përkeqësuar situatën

Zgjidhja

Një maskë pastruese dhe forcuese, që shkëlqen ngjyrën, ndalon prodhimin e yndyrës, frenon formimin e pikave të zeza, zvogëlon poret dhe lëkura nuk shkëlqen më.

Përbërësit

Një tas
3 lugë mjaltë grek
20 cl ujë trëndafilash
6 pika vaj esencial livande, për të ekuilibruar sekrecionet e yndyrës

Receta

Përzje mjaltin me 1 lugë ujë trëndafilash dhe 6 pika vaj esencial livande. Vendos një shtresë mbi gjithë fytyrën dhe veçanërisht në zonën T (mjekër, hundë, ballë). Lëre për 15 minuta. Bëj një masazh të lehtë me majat e gishtave. Shpëlaje. Përsërite maskën një herë në javë mbi lëkurë të pastër dhe të thatë.

Lëkurë me shkëlqim

Lodhje, stres, vapë, ftohtë dhe lëkura humbet shkëlqimin. Në raste të tilla, ta ekzagjerosh me make-up nuk vlen.

Zgjidhja

Një ritual hidratues me dy lëvizje, që duhet përsëritur çdo mëngjes.

Përbërësit

Një flakon i vogël me pompë (20 cl)
Një flakon me ujë lulesh portokalli, me veti hidratuese
10 cl vaj karote
10 cl vaj trëndafilash mosqueta, që rregullon formimin e yndyrës

Receta

Çdo mëngjes, për të tonifikuar lëkurën, përdor vaj lulesh portokalli. Përhape mbi fytyrë duke lagur një tampon pambuku. Përzje vajin e karotave me vajin e trëndafilit dhe hidhe përzierjen në flakon. Masazhoje fytyrën me këtë koktej çdo mëngjes, para se të grimohesh. Nëse ke lëkurë shumë të thatë, përdor vaj argani dhe, nëse lëkura është e yndyrshme, zgjidh një përzierje me ujë dhe vaj trëndafilash, për të ekuilibruar prodhimin e yndyrës.

Rrathët poshtë syve eliminohen kështu

Do të dukeshim, sigurisht, më të bukura pa to. Por t’i fshehësh poshtë një shtrese të trashë make-up-i, nuk vlen për asgjë

Zgjidhja

Një maskë e ftohtë për të shfryrë dhe për të freskuar shikimin.

Përbërësit

Bustina të zakonshme çaji

Receta

Pasi bustinat t’i kesh zhytur një herë në ujë, hiqi dhe vendosi në frigorifer për rreth 12 orë. Vendos një në çdo sy dhe mbaji për rreth 10 minuta. Aplikoje mbi lëkurë të lagur, sepse depërton më shpejt. Përsërite trajtimin sa herë që ta ndiesh të nevojshme. Rezultati është i shpejtë dhe befasues.

Kur sytë janë të ndjeshëm

Pastruesit klasikë të make-up-it të irritojnë lëkurën dhe nuk e pastrojnë mirë rimelin? Harroji sytë e kuq dhe qepallat e acaruara: zgjidh një produkt natyral dhe delikat!

Zgjidhja

Të ëmbël, efikase dhe hidratues, vajrat pastrues e kanë dhënë provën e efikasitetit. Provoji dhe ti!

Përbërësit

Një flakon-pompë transparent
Një tas i vogël
10 cl vaj recini
20 cl vaj bajamesh të ëmbla
20 cl ujë lulemisri, me veti qetësuese

Receta

Përzje në tasin e vogël vajin e bajameve të ëmbla me vajin e recinit, duke i shtuar ujin e lulemisrit dhe hidhe më pas masën në flakonin-pompë, perfekt për të konservuar produktin. Përdore çdo mbrëmje duke lagur një pambuk tamponi.

kujdesi i lekures


Maska që shkëlqen flokët e thatë

Tharëse, bojë, shampo agresive… flokët humbasin shkëlqimin dhe thahen

Zgjidhja

Një maskë ushqyese me fruta, e pasur me fibra dhe vitamina.

Përbërësit

Një mango
Një pjeshkë ose një kajsi
2 lugë vaj ulliri
Kos
Një lugë drithëra

Receta

Kalo në mikser frutat, kosin dhe drithërat, shto vajin e ullirit dhe aplikoje përbërjen mbi flokë. Lëre për 30 minuta. Shpëlaje me ujë të bollshëm dhe lëri flokët të thahen pa përdorur tharëse.

Që flokët biondë të shkëlqejnë

Të lyer apo jo, flokët biondë tentojnë të duken të fikur dhe pa gjallëri.

Zgjidhja

Një trajtim i veçantë, ekstra dhe delikat

Përbërësit

Një tenxhere
Një tas
Një kullesë e vogël
Një bustinë lule kamomili
Lëng nga një limon
Mundësisht një ditë e bukur me diell

Receta

Kamomilin vëre të ziejë për 20 minuta në ujë të vluar, lëre të ftohet për 20 minuta të tjera dhe pastaj kulloje. Hidhe ngadalë lëngun mbi flokët e larë, duke e mbledhur sërish ujin që bie në një enë. Shtoji ujit lëngun e limonit dhe hidhe sërish mbi flokë. Lëri flokët të thahen në diell, për të shtuar efektin ndriçues. Përsërite 1-2 herë në muaj.

Zgjidhja biologjike për flokët e yndyrshëm

I lan, i lan, i lan por ato janë përsëri të yndyrshëm! T’i lash shpesh flokët me yndyrë s’bën gjë tjetër veçse e përkeqëson situatën.

Zgjidhja

Një vaj kurues që stimulon lëkurën dhe limiton prodhimin e yndyrës.

Përbërësit

Vaj Neem-i, një përbërës i mrekullueshëm, i përdorur prej shekujsh në kurat e bukurisë.

Receta

Është e mjaftueshme që të aplikosh disa pika vaj Neem-i në lëkurën e kokës dhe të masazhosh me delikatesë rrënjët. Kujdes të mos irritosh lëkurën duke provokuar efektin e kundërt: duke shtuar sekrecionin e yndyrës. Lëre në qetësi për disa minuta, shpëlaji dhe laji më pas flokët me shampo. Përsërite trajtimin 1-2 në muaj, jo më shumë.

Anticeluliti i gjelbër

Celuliti, qoftë me origjinë hormonale apo gjenetike, është gjithmonë shumë i vështirë për t’u eliminuar: duhet luftuar çdo ditë dhe jo vetëm para se të shkosh në plazh.

Zgjidhja

Një zgjidhje anticelulit dhe një masazh me një vaj të bërë në shtëpi, që parandalon shtimin e lëkurën së portokallit.

Përbërësit për vajin

Një flakon prej 50 ml
12 cl vaj bajamesh të ëmbla
5 pika vaj esencial qitroje
5 pika vaj esencial livande
Disa pika ekstrakte dhe gjethe dredhke

Për ekstraktin

Një tenxhere
Një mikser
10 gjethe dredhke
5 pika vaj bajamesh të ëmbla

Receta

Zieji gjethet e dredhkës në ujë të valuar për 20 minuta. Shuaje flakën dhe lëre të ftohet për 20 minuta. Kulloji gjethet dhe miksoji me pikat e vajit të bajameve. Lëre lëngun mënjanë.
Përzje vajin e bajameve të ëmbla me vajin esencial të qitros e livandës me pesë pika ekstrakt dredhke. Vendos gjethet e dredhkës të miksuara mbi zonat me celulit dhe lëri për 30 minuta. Shpëlaji dhe më pas vendos përbërjen me vajra esencialë, pastaj bëj një masazh të mirë që produkti të depërtojë.

Pija e një barku pjatë

Stres, hormone, ushqyerje e gabuar… barku i fryrë është një shqetësim i përhershëm, i bezdisshëm e mbi të gjitha antiestetik.

Zgjidhja

Një esencë antifryrje, që pihet në mëngjes dhe disa herë të tjera gjatë ditës.

Përbërësit

Çaj i bardhë ose jeshil
Lëngu i një gjysme limoni

Receta

Çdo mëngjes, në vend të çajit apo kafesë të zakonshme, pi një filxhan me çaj të bardhë ose jeshil, që i ke shtuar më parë edhe lëngun e një gjysme limoni. Kjo pije dezintoksikuese pastron organizmin. Pije edhe pas një dreke të rëndë ose në çdo rast kur fillon të shfaqet ndjesia e fryrjes.

Publikuar: 01.12.2009 | 03:49
Lexuar: 5894 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
baji (03/01/2010 06:39:17) ej me ndihmoni qe une ti perforcoj floket e mi, i kam shum te rrallta me keputen dhe me bien
florina (07/03/2010 04:26:33) kam fytyren me puqra ju lutem me ndihmoni si ti menjanoj njollat sepse kam perdor plot barna qe me jan sygjeruar nga mjeku edhe nga te afermit por.. kot disa mjek me thon qe jam alergji?
Nese mund te me ndihmoni me ndonje lloj reqete ju lutem ma dergoni ne emailin tim mbetem me shpres se do me ndihmoni
eva (19/04/2010 20:27:50) shume faleminderit per keshillat qe jepni.jane vertet shume te mira.
dorina (05/05/2010 01:34:03) kam ftyren plot pika te ques siqw thon grat po sdi sit ti menjanon do isha minjohese nese me ndimoni
ilir (13/05/2010 16:53:22) perdore nje krem BLEMISH mund ta gjesh ne barnatore jan krem e dites edhe e nates
arii (18/05/2010 19:19:42) tung kushh munn me me ndimuu me me tregu se qka eshte vaj bajameshh pres se do te me ndimoni
ANIDA (26/10/2010 16:02:09) HEJJ SI TE KEM FYTYR ME SHKELQIM ME NDIHMONI
albulena (06/01/2011 22:24:31) pershendetje,kam fytyr mikse,t'yndyrshme,dhe t'that,kan filluar poret t m'zgjerohen,tek faqet te pjesa ngat hundes,dhe kam misisera,e nganjeher edhe akne ,a mundeni mem ndimu me recetat e juaja faleminderin.
linda (31/01/2011 11:08:36) tung. fytyra ime eshte shum me pika dhe floket jon shum te rralla dhe me bien... a mundeni me ndimu? faleminderit shum per receten tuaj...

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime