E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Komuna e Sopishtes don të bëjë një invazion të paparë që edhe atë pak ujë që e kemi të na e merr për të furnizuar disa vende. Patishka Reka është lënë jashtë institucioneve të sistemit, pa mjet transporti, pa asnjë kusht themelor për një jetë”, tha Muarem Shaqiri – kryetar i këshillit protestues.
Ujėsjellėsi ndan banorėt e Sopishtes dhe Patishka Rekės







Projekti i Komunës së Sopishtës ku parashikohet rregullimi i ujësjellësit për atë komunë dhe në zonat përreth ka irrituar banorët e fshatit Patishka Rekë.

Ata thonë se vetë kanë ndërtuar një ujësjellës me burimet nga uji i lumit aty dhe se nuk ka nevojë për një ujësjellës të ri. Banorët gjithashtu akuzojnë komunën e Sopishtës për marrjen e burimeve ujore. Protestën e tyre e shkallëzuan me bllokimin e rrugëve.

“Komuna e Sopishtes don të bëjë një invazion të paparë që edhe atë pak ujë që e kemi të na e merr për të furnizuar disa vende. Patishka Reka është lënë jashtë institucioneve të sistemit, pa mjet transporti, pa asnjë kusht themelor për një jetë”, tha Muarem Shaqiri – kryetar i këshillit protestues.

“Nëse Qeveria e ka miratuar vendimin, ne kemi përfaqësues tonë që ua kemi dhënë votën, le të vijnë ata përfaqësuesit tonë aty para popullit dhe le të thonë se ne këtë qëndrim e kemi”, u shpreh një banor i Patishka Rekës.
Megjithë kundërshtimin në Patishta Rekë, banorët e Sopishtës kërkojnë që projekti të zbatohet.

“Në shekullin 21 në ende nuk kemi ujë të pijshëm dhe nuk e di deri kur do të vazhdojë kështu?”, theksoi një banor i fshatit Sopishtë.
Kryetari i komunës së Sopishtës, Jovan Gjorgjievski thotë se nëpërmjet këtij projekti të mbështetur dhe nga Qeveria do të përfitojnë edhe banorët e fshatit Patishka Rekës, meqë edhe ai fshat është përfshirë në projektin në fjalë.

“Gjatë muajve të kaluar por dhe më herët kishim problem me disa banorë të fshatit Patishka Rekë të cilët nuk duan që të realizohet ky projekt. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe vetëqeverisja lokale kanë rënë dakord që projekti të realizohet, bëhet fjalë për ndërtimin e kanalizimit në Patishkë”, deklaroi Jovan Gjorgjievski – kryetar i komunës së Sopishtës.

“Në fakt ne nuk e marrim ujin e Patishka Rekës por e marrim ujin që buron diku atje mbi fshatë e që derdhet mandej në lumin Treska. Patishka Reka më shumë fiton se humbën”, tha Mazllam Latifi – këshilltar në Komunën e Sopishtës.
Ndërtimi i ujësjellësit ishte premtim i presidentit të tanishëm, Ivanov gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Valmir Kuçi

Publikuar: 01.12.2009 | 19:23
Lexuar: 862 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
nezir (25/09/2010 02:38:49) nuk e dina ne qfar shtet jetojm ne shtet komunisht apo demokrati kjo qe po bojn nuk aste shtet demokratik po komunisht kur lipe kryetari i komunes votat na ja dham e staj na trathtoj do me na mar ujin patishka reka ska uj per veti e me i furnizu 14 fshatra tjer

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime